E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk do te kete gare armatimi SHBA-Rusi

Nga Express me 08 dhjetor 2010 ne ora 1500

Nje diplomat i larte i Departamentit Amerikan te Shtetit ka hedhur poshte pohimet per nje gare te re te armatimit me Rusine.
Ndihmes sekretari i shtetit per Ceshtje te Evropes dhe Euroazise Philip Gordon beri keto komente gjate nje konference me gazetare ne Washington.
Ne samitin e NATO-s ne Lisbone ne muajin e kaluar lideret e NATO-s refuzuan nje oferte te presidentit rus Dimitri Medvedev qe ta bashkojne programin e tashem rus te mburojes raketore me ate qe po ndertohet nga aleanca per ta mbrojtur Evropen dhe SHBA-te nga kercenimet prej raketave balistike.
Si reagim ndaj kesaj Medvedev parashikoi nje gare te re te armatimit nese NATO dhe Rusia nuk arrijne marreveshje mbi mburojen raketore.
Ne nderkohe ushtria ruse njoftoi se aeroplanet ruse kane fluturuar ne rajonin ku mbaheshin stervitjet e perbashketa ushtarake mes SHBA-se dhe Japonise ne Oqeanin Paqesor por nuk ka shkelur rregullat e hapesires ajrore.
Gazeta japoneze Sankei raportoi se aeroplanet ruse kane hyre ne hapesiren ajrore mbi Detin e Japonise kete jave duke shkaktuar nje nderprerje te pjesshme te stervitjeve ushtarake mes SHBA-se dhe Japonise.
Raportet mes Japonise dhe Rusise jane ftohur qe nga vizita e Medvedevit ne njerin nga kater ishujt qe pretendohen nga te dy shtetet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›