E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA e 147pafuqishme148 kundrejt Izraelit

Nga Express me 08 dhjetor 2010 ne ora 1600

Shtetet e Bashkuara po i japin fund perpjekjeve per te riperterire pezullimin e ndertimit te vendbanimeve hebrenje ne Bregun e okupuar Perendimor.
147Kemi menduar per nje periudhe kohore se pezullimi e pastaj vazhdimi i moratoriumit mund te jete mekanizmi me i mire per te avancuar dialogun kuptimplote dhe te qendrueshem ne mes te paleve. Kemi ardhur ne perfundim se kjo nuk eshte baza me e mire per te shkuar perpara148 ka thene zedhenesi i Departamentit amerikan te Shtetit Philip Crowley.
Palestinezet pezulluan bisedimet ne shtator pas perfundimit te moratoriumit te ndertimit te vendbanimeve ne Bregun Perendimor dhe Jerusalemin Lindor territore te pushtuara nga Izraeli ne vitin 1967.
Shtetet e Bashkuara te Amerikes theksojne se do te vazhdojne eksplorimin e rrugeve te reja per t146i sjelle palet ne tryezen e bisedimeve.
Nje zyrtar i larte deklaroi se perpjekjet per te bindur Izraelin lidhur me nje moratorium te ri te ndertimeve ne territoret e pushtuara kane ngecur.
147Por kjo nuk nenkupton fundin e perpjekjeve te Washingtonit148 theksoi ky zyrtar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›