Nuk e di pse sthirrem në kombëtare!?
Elvin Beqiri duket se do të jetë një nga mungesat e listës së Kombëtares kuqezi për dy ndeshjet miqësore ndaj Malit të Zi më 25 maj në Podgoricë dhe ndaj Andorrës më 2 qershor në Tiranë. Deri tani nuk ka marrë ende një ftesë nga Kuzhe dhe shanset që ta marrë më vonë janë thuajse inekzistente, edhe pse ai luan në kampionatin azerbajxhanas, sipas tij “në një skuadër cilësore si Kazar Lankaran, që lufton për titullin kampion të këtij vendi”. Ish-mbrojtësi i Kombëtares ka mbetur i zhgënjyer nga ky fakt. "Për mënjanimin tim nga skuadra duhet pyetur trajneri Kuzhe, thotë Beqiri për albaniasoccer.com. Për momentin nuk kam marrë asnjë shpjegim për mosaktivizimin tim", theksoi Elvini, i cili është një nga mbrojtësit shqiptarë të momentit me më shumë përvojë. Personalisht, mendoj që nuk duhet që thirrja e një lojtari ndikohet nga forma dhe paraqitja e tij. Edhe pjesa tjetër e lojtarëve me ekipet e tyre nuk janë duke pasur rezultate, por kanë një formë të mirë për momentin", përfundoi ai.
#