E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedia shkodrane, gishti i fajtorit drejt trajnerit

Post-Kupa Vetë Martini, faturën e dështimit ia hedh mungesës së eksperiencës së të tijve

Një mëngjes zhgënjyes gdhiu dje në Shkodër, në kryeqendrën e Veriut, ku dashuria e madhe për futbollin, njërit prej sportet, që dhuron të një ndër kënaqësitë më të mëdha njerëzve të këtij qyteti, mori një goditje të rëndë të dielën në mbrëmje në “Qemal Stafa”. Finalja kundër Besës ishte e vetmja shpresë e shkodranëve për të shpëtuar një sezon të dështuar qysh në krye të herës. Po ashtu ishte dhe një mundësi për të mbajtur gjallë atë dashuri të madhe të këtij qyteti edhe për një verë të ndezur europiane, pasi triumfi do t’ju ofronte një trampolinë për në Europa League. Por pas 120 minutash lojë, gjithçka u shkërmoq, dhe prapa mbeti vetëm zhgënjimi i madh i një tifozerie ekzemplare, e cila iluzionin e golit të Balës, e lau me lotët e një sezoni totalisht të dështuar. Prandaj, mëngjesi i djeshëm nuk mund të ishte ndryshe. Ai zhgënjimi ishte kryefjala e çdo bisede. Megjithatë, në Shkodër e kanë një fajtor për dështimin. Ai është trajneri Edi Martini. T’i faturosh fajin teknikut se humbi përballë një ekipi më cilësor se i tiji, ndoshta është paksa e ekzagjeruar. Ndoshta është një përpjekje për të shmangur analizat e gjata e të thella të këtij dështimi. Për herë të parë në këto anë, për një dështim, asnjë lojtar nuk vihet nën akuzë..., vetëm trajneri?!. Por ja që ky është mendimi i opinionit shkodran. Dhe nuk ka të bëjë vetëm me finalen e Kupës, por edhe me sezonin në Superiore. Martini e mori Vllazninë në javën e 18 (pas largimit të Roland Luçit një javë më parë), kur kuqeblutë pozicionoheshin të 9-ët në klasifikim dhe pas 14 javës e ka ngjitur në tri vende deri në javën e 31-të, por ende nuk ka siguruar qëndrimin matematik në Superiore. Ndërkohë që me të në krye Vllaznia shkoi deri në finalen e Kupës. Megjithatë, pas dështimit, duket se nuk merren parasysh asgjë nga këto dhe i faturohet gjithçka Martinit. Por ky i fundit nuk e mban mbi vete. Vetëm pak minuta pasi Besa ngriti Kupën, Martini u shfaq para mediave, duke mos fajësuar lojtarët e tij, por duke ia faturuar meritën e suksesit eksperiencës së futbollistëve kundërshtarë. Megjithatë, ky “gjyq” pritet të vazhdojë këto ditë, ndërkohë që vetë klubi ka zgjedhur të heshtë.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›