E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk e kishte vënë re që gozhda i kishte hyrë në tru

Share

Një personi nga Çikago, SHBA, aksidentalisht i ishte ngulur një gozhdë në kokën e tij, por doktorët arritën tia heqin me sukses nga qendra e trurit. Siç njofton BBC, Dante Autollo, 34 vjeç, po punonte në dyqanin e tij të veglave të punës. Një nga ngulëset e armëve ishte shkrehur dhe gozhda iu fut në tru. Vetë ai nuk e kishte vënë re diçka të tillë deri ditën tjetër, kur nisi të kishte të përziera.

Doktorët thanë se gozhda i ishte afruar me milimetra zonës që përdoret për funksionet motorike në tru.

E fejuara e tij tha se ai ishte në humor të mirë pasi doktorët ia hoqën gozhdën pas një operacioni që zgjati dy orë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›