E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtatë zonat më të bukura në Tiranë

Magdalena Alla

Edhe zonat më të bukura të Tiranës. Pas shkrimit të para pak ditëve më parë tek Shekulli mbi zonat më të shëmtuara në Tiranë, disa arkitektë bëjnë një tjetër përzgjedhje për vendet më të bukura. Në të cilat sa herë kalojmë, sa herë i kundrojmë, ndiejmë kënaqësi e krenari që jemi banorë të Tiranës. Gjithsend që në kompleksitetin e tërësinë e cilësive të tyre përbërëse, kulmojnë më tepër, duke u bërë pikërisht këto më përfaqësueset e kryeqytetit. Shenjuese deri në atë masë, saqë jo pak herë largojnë edhe shijet pështjelluese në lagje-labirinthet plotëse dhe me shumë probleme. Ndaj turistëve apo shqiptarëve që jetojnë përtej Tiranës, por sidomos atyre që e jetojnë përditë kryeqytetin me të mirat e të këqijat e tij, me shëmtitë dhe bukuritë e tij, përzier këto edhe fare pranë e pranë. Janë zona që edhe i kanë shpëtuar mbingopjes së ndërtimeve fare pak metra poshtë tyre. Tre arkitektë, përfaqësues të studiove të ndryshme arkitekturore: Aldo Merkaj, Gjergji Caca, Gjovalin Shytani bëjnë më poshtë përzgjedhjet dhe analizat e tyre, këtë herë për mirë. Për ta, Tirana nuk ka vdekur, përkundrazi, ajo gëlon dhe është e uritur për tu zhvilluar drejt një koncepti të qëndrueshëm. Mjafton që të hyjmë pikërisht në zonat më të bukura të saj, brenda arterieve (bulevardeve) dhe venave (akset kryesore, dytësore, terciale, këmbësore, etj.) për të gjetur se ku ka ngecur ky mekanizëm. Mjafton të shohim panoramat që e rrethojnë për të gjetur potencialet zhvillimore. Tirana sot ka një zonë qendrore të saj me sipërfaqe rreth 30km², si dhe gjashtë zgjatime ose zona që e rrethojnë atë. Kryeqyteti ndien nevojën për një koncept të ri, të mirëmenduar dhe të mirëtrajtuar në të gjitha aspektet: urbanistiko-planifikues, arkitektonik, mjedisor, ekonomik, social-kulturor, si dhe konservues.

Të ruajmë Tiranën e Sahatit dhe Xhamisë! Fatkeqësisht, pazarin e vjetër se kemi më. Të ruajmë Tiranën e Brazinit, Di Fausto, Bozio etj, edhe pse fashiste, të konservojmë Tiranën e Kolevicës, Pistolit, Velos, Çomit, Luarasit, Lufit, Fajës, Myftiut, Kolanecit etj, edhe pse komuniste, si dhe Tiranën që nisëm në vitet 90 dhe po zhvillojmë sot, me qëllim vazhdimësie edhe për ata që do të vijnë pas nesh e me radhë, do të përmbledhë arkitekti Gjergji Caca.

Dhe ky metropoli i pambaruar, sfidë më vete, sipas tre arkitektëve, ndahet në skema të ndryshme, të cilat po të menaxhohen me kujdes, nuk do të përfundojnë në zona që rëndom arkitektët i quajnë si Republika të Amullisë Urbane. Trendi i tregut të sotëm grupon dhe rendit disa prej tyre, ku duke përmbledhur të gjitha cilësitë e mira dhe të këqija që mbartin, dallohen si parësore:

Qendra e Tiranës

Qendra e re e Tiranës për momentin plotëson vetëm funksionin e qarkullimit më të lehtë rrugor nga çka pasur më parë dhe një rritje artificialisht e ambjentit të gjelbër. Sigurisht, nuk mund të flitet për këtë shesh me hipoteza përfundimtare, por e rëndësishme është që nevojat e qytetarëve janë plotësuar më së miri. Ajo çfarë e bën qendrën e Tiranës ti largohet përkufizimit të një qendre të mirëfilltë qyteti, është mosplotësimi i kritereve të argëtimit të qytetarëve dhe një qendre agora, pra një sheshi ku qytetarët shkojnë për tu çlodhur dhe për të vrarë kohën. Nuk mohohet që ka disa nga institucionet më vitale të jetës së banorëve, si: Biblioteka Kombëtare, Muzeu Historik Kombëtar,Bankae Shqipërisë, Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit, por këto institucione kanë treguar që sa vjen e po bëhen më pak të dobishme për jetën e përditshme. Qendra e re e Tiranës nuk ka për momentin një destinacion të caktuar, por është një zgjidhje shumë e mirë e problemeve të qarkullimit rrugor. Kjo vjen për shkak të multidimensionalitetit që ka qyteti i Tiranës, për shkak se zona të caktuara mund të plotësojnë nevojat e banorëve të saj dhe pa qenë nevoja që të udhëtojnë deri në qendër. Të shpresojmë që në projektin e radhës qendra të plotësojë dhe nevojat më sipër të qytetarëve dhe që unaza e vogël të jetë ajo që do të mbajë peshën e qarkullimit rrugor dhe trafikut.

Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Në vitin 2000 ansambli i Bulevardit u njoh nga shteti si Ansambël Monumental i patjetërsueshëm. Arkitektët e cilësojnë si segmentin rrugor më të gjatë dhe arterien që shfrytëzohet më shumë. Por edhe elegant për nga arkitektura e një tërësie ndërtesash apo mjedisesh në të dy anët si Kompleksi Ministerial, Galeria Kombëtare e Arteve, parku Rinia, Kullat Binjake, Piramida, Kryeministria e deri tek Korpusi universitar në fund të tij, arkitekturë e stilit barok dhe ëndërrimtar të arkitektëve italianë të periudhës fashiste; Brazini dhe Florestano Di Fausto. Këta u munduan dhe ia arritën të krijojnë një baraspeshë midis përbërësve urbanë, midis arkitekturës së re dhe asaj të mëparshme.

Së fundi, në pamje të parë duket sikur është një bulevard që shfrytëzohet vetëm për protesta, mitingje në kohë elektorale, duke qenë se trafiku i madh gati-gati e paralizon lëvizjen e këmbësorëve në këtë bulevard, por si një arterie e rëndësishme plotëson nevojat e qarkullimit të këmbësorëve në zonat që ndan ky bulevard. Pra, si përfundim, Qendra e Tiranës dhe Bulevardi Kryesor janë një mjet shërbimi në jetën e përditshme dhe jo mjet argëtimi, që për një projekt të përkohshëm përbën më të mirën për banorët.

Ish-Blloku

Qendrat e argëtimit, si për shembull: qendrat tregtare, lojërat argëtuese, baret, restorantet, dyqanet luksoze, që në të gjitha shtetet përreth Shqipërisë i gjen në qendër, specifikisht në Tiranë i gjen në ish-Bllok ose periferi. Zona e ndaluar përpara viteve 90 për qytetarët, tashmë është zemra e Tiranës së re post-komuniste. Për shkak të vilave të ish-udhëheqësve komunistë, të shndërruara tanimë në vende shërbimesh (shumica locale) dhe sidomos edhe për shkak të gjelbërimit të pamasë që gëzon ish-Blloku, cilësohet si zona më e parapëlqyer për tu frekuentuar në Tiranë. Nga ana pamore edhe ndër më të bukurat, përpos ndotjes së madhe akustike.

Tek Toptanët

Infrastruktura është zhvilluar tej mase dhe në zonën ku shtrihen rrugët George W. Bush, Murat Toptani dhe Abdi Toptani apo dhe zona e quajtur pallatet 9-katëshe. Ajo çka e bën këtë zonë shumë të dëshiruar është: ndërtimi i strukturave të reja si TID Tower, Kompleksi Murati, Gjergji Center apo Torre Drin i jep mundësinë banorëve të zonës që të kenë në afërsi të tyre të gjithë aktivitetet për të zhvilluar një jetë normale dhe të mos shkëputen prej zonës për shkak të mungesave të aktiviteteve. Përveç këtyre, dy minuta larg gjenden institucione që janë shumë domethënëse në jetën e përditshme si: Biblioteka Kombëtare, Teatri Kombëtar, Bashkia e Tiranës, Kalaja e Tiranës, Galeria Kombëtare e Arteve apo dhe kinemaja. Jo vetëm kaq, po kjo është një nga zonat me më shumë gjelbërim në Tiranë, ku ndodhen parku i vogël para parlamentit, parku përballë Bibliotekës kombëtare apo parku i vogël mbrapa TKOB, i cili ka një prespektivë që do ta rregullojë akoma më shumë këtë zonë me karakteristikat që thamë më lart. Të mos flasim për rrugën Abdi Toptani, që është ndër rrugët më të njohura pedonale në Tiranë dhe mbart ndër aktivitetet më të veçanta.

Liqeni Artificial

Shumë zona në Tiranë i kanë mbijetuar luftës së qytetarëve të saj për të ndërtuar pa kriter në dëm të mjedisit të gjelbër. Një nga zonat, e cila përpos shkatërrimit të herëpashershëm ka marrë mbi vete vëmendjen e të gjithë kryebashkiakëve që kanë qenë në Bashkinë e Tiranës, si dhe fondet më të mëdha, është zona e Liqenit të Tiranës. Që prej ndalimit të hedhjeve të inerteve, të ujërave të zeza në liqen apo nisja e

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›