E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk e prisja nominimin

14/02/10 01:50

Erioni ngacmon Bertinën e cila njihet e bashkëbisedon me banorët e rinj. Erioni e pyet nëse ajo do dëshironte që ai të ishte në shtëpinë e re me të nomnuarit, por ajo nuk i kthen përgjigje. Ai vazhdon të flasë e të bëjë rolin e xhelozit duke i thënë se nëse ka gjëra interesante në këtë shtëpi që ajo donte që ai të largohej, është e lirë të bëjë cfarë të dojë se ai nuk e ka problem. Bertina vazhdon të mos i kthejë përgjigje, por kur fillojnë të kërcejnë, është ajo që ndjehet jorehat pasi ai sheh vetëm nga shtëpia tjetër e nuk e ka mendjen plotësisht tek ajo.
Olta duket disi në merak për nominim e saj për këtë javë. Ajo përsërit fjalët e disa banorëve të cilët i thanë se duhej ta provonte dhe ajo nominimin. Bashkë me Gracielën përmendin disa emra se nga cilët mund të jetë nominuar. Olta mendon se njëri prej tyre është Jetmiri dhe i kërkon Gracielës që kjo të mbetet mes tyre, por Graciela ia kthen se nuk mendon se Miri mund ta ketë nominuar atë. Olta shprehet se e ka nominuar dhe një nga vajzat, por biseda ndërpritet pa u kuptuar se cila mund të ketë qënë. Edhe Eduardi me Renaton dhe Domenikën bisedojnë për nominimet. Renato shprehet se nuk e priste që Edi të dilte në nominim, ndërsa për veten po. Këtë gjë thotë edhe Edi i cili shprehet se nuk e priste nominimin, pasi nuk është sjellë keq me asnjë prej banorëve. Edhe një ditë të rrish, është mrekulli- shprehet Renatoja.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;}
function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count)
{
title = document.title;
show_ads_id = 2136;
show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php";
block_count=ppc_ad_block_count;
iframe_width=580;
iframe_height=115;
metainfo=document.getElementsByTagName('meta');
ref=document.referrer;
showContentAds(metainfo);
}
setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›