Sindikatat në protestë: Më 20 shkurt, në shesh si në 90

Tiranë, 13 shkurt, NOA- Në ditën simbol të
shembjes së diktaturës, më 20 shkurt, një grup sindikatash të profesioneve të
ndryshme do të dalin në shesh kundër qeverisë dhe neglizhencës së saj ndaj kërkesave
të tyre ekonomike.
Këshilli i Bashkëpunimit Sindikal vendosi në
mbledhjen e tij të së shtunës se kjo protestë masive nuk është vetëm për të mbështetur
kërkesën e ligjshme të minatorëve për statusin e tyre, por për shfaqjne akoma të
diktaturës herë në formë të kamufluar dhe herë në mënyra demonstrative.
Të drejtat tona për ekuilibra ekonomikë dhe
mbijetesë në minimumin e standardeve kanë vetëm një çmim fillestar, realizimin
e kërkesave që i kemi paraqitur qeverisë. Ndryshe nuk ka tërheqje mbrapsht dhe
ne po protestojmë vendosmërisht para kryeministrisë deri në plotësimin e kërkesave,
thuhet në deklaratën e sindikatave.
Ky grupim i bën thirrje shoqërisë civile ti bashkohet
kësaj proteste kundër çdo lloj arbitrariteti dhe diskriminimi, kundër çdo lloj
imponimi dhe forme të shfaqur të diktaturës sot 20 vjet pas shembjes së saj.
m.b/NOA