E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vijnë surpriza të këndshme për Shën Valentin nga Eagle Mobile

English Version BelowShën Valentini vjen me shumë Surpriza dhe
Oferta tek përdoruesit Eagle:

-          100
minuta falas për abonentët e rinj!

-          Fito
një celular Samsung!

-          MMS
drejt numrave GSM ndërkombëtarë dhe kombëtare (AMC)!

-          Paketa
Fiks cel me 100 minuta falas!

-          Mail@Mobile,
shërbimi për postën elektronike (mailet) në celular!  

Ja më shumë detaje:

100
minuta falas për abonentët e rinj

Të gjithë abonentët e rinj Eagle me parapagesë
tani mund të përfitojnë 100 minuta shtesë falas brenda rrjetit EM për 7 ditë
nga momenti i aktivizimit. Kjo paketë me parapagesë që kushton vetëm 400 Lekë
(me TVSH) përmban 300 Lekë kohë bisede fillestare me TVSH dhe 100 SMS falas
brenda rrjetit me vlefshmëri 6 mujore, si dhe 100 minuta falas brenda rrjetit
me vlefshmëri një javë.

Fito një
celular Samsung!

Për çdo rimbushje prej 10,000 Leke që do të bëjnë
abonentët Eagle me parapagesë nga 11 shkurti 2010 deri (përfshirë) 11 mars 2010
do tu jepet një celular Samsung C520 falas. Klientët do të njoftohen për të tërhequr
dhuratën pas 11 mars 2010.

MMS
drejt numrave GSM në ndërkombëtarë dhe kombëtare (AMC)

Abonentët Eagle tashmë mund të dërgojnë
mesazhe MMS jo vetëm drejt numrave Eagle, por edhe në të gjithë numrat GSM
(AMC) dhe ndërkombëtarë. Të gjithë numrat Eagle me parapagesë ose me kontratë
kanë tashmë mundësinë të ndajnë me miqtë e tyre jo vetëm brenda rrjetit të saj,
GSM kombëtarë (AMC) dhe ndërkombëtarë duke u dërguar fotografi të dashurve të
tyre apo familjes kudo që ndodhen.

Vetëm me 36 Lekë (me TVSH) tashmë mund të dërgoni
MMS drejt numrave kombëtarë GSM (AMC), ndërkohë që një MMS drejt numrave ndërkombëtarë
kushton 80 lekë (me TVSH). Për të aktivizuar këtë shërbim në celularin tuaj
mund të dërgoni një SMS në numrin 1515 me tekst MMS (modeli i celularit
tuaj), si për shembull MMS Nokia.

Paketa
Fiks cel me 100 minuta falas

Paketa Fiks cel tani
ka tashmë 400 Lekë kohë bisede fillestare me TVSH, me vlefshmëri 6 mujore, 100
minuta falas brenda rrjetit me 7 ditë vlefshmëri dhe gjithçka përfitohet që nga
momenti i aktivizimit të kartës SIM. Pas regjistrimit në ofertë gjithashtu përfitojnë
SMS falas pa fund si dhe 30 MMS. Regjistrimi si për abonentët e Eagle me
parapagesë ashtu dhe për ata me kontratë bëhet duke dërguar një SMS drejt kodit
55577, ndërkohë që tarifa e regjistrimit është 40 Lekë (pa TVSH).

Regjistrimi në këtë ofertë që ka nisur më datë
8 shkurt dhe përfundojnë me 15 Shkurt. SMS dhe MMS janë falas vetëm me numrin
Eagle të përzgjedhur. Ju mund të ndryshoni numër duke përzgjedhur një numër
tjetër ditën tjetër pas regjistrimit. çdokush mund te regjistrohet vetëm një
herë në ditë. Të dy numrat përfitojnë SMS pa fund falas me njeri tjetrin, ndërsa
personi qe kryen regjistrimin përfiton 30 MMS kundrejt personit tjetër.

Mail@Mobile,
shërbimi i ri për mailet në celular

Të gjithë abonentët Eagle dhe kryesisht ata që
janë pjesë e bizneseve të vogla dhe të mesme dhe dëshirojnë të kontrollojnë
mailet e tyre kudo që ndodhen, tashmë kanë mundësinë të shohin postën
elektronike dhe të dërgojnë maile nga celulari i tyre.

Interneti i përdorur për shërbimin Mail@Mobile
që do të ofrohet falas për 3 muaj, do të kushtojë vetëm 120 Lekë në muaj (me
TVSH) dhe të gjithë përdoruesit e Eagle mund të marrin apo dërgojnë kudo maile
nga adresat e tyre, yahoo, gmail, Hotmail, etj.

Nëse dëshiron që Mailet tju vijnë në celular
mjaft shpejtë, lehtë dhe në mënyrë praktike tashmë Eagle Mobile e ofron këtë
risi për të gjithë përdoruesit e saj. Mail@Mobile është mjaft i thjeshtë për tu
aktivizuar dhe përdorur, dhe nuk është nevoja që përdoruesi të ketë apo të
zbresin programe ekstra nga interneti. Të gjitha konfigurimet me aparatin
celular rrjeti Eagle i bën automatikisht. Mail@Mobile optimizon të gjitha
mailet, përfshirë edhe dosjet e bashkëngjitura në mail, duke kursyer 99,9% e të
dhënave të të dërguara, duke minimizuar koston dhe kohën e dërgimit.

Për informacion më të detajuar ju mund të
klikoni në spotin publicitar të Eagle
në krye të faqes së NOA.

e.r/NOAEnglish
Version

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›