E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk e takon Naruhiton

Kryeministri Hashim Thaçi e përfundoi vizitën triditëshe në Japoni. Në agjendën e Kryeministrit ishte paraparë edhe një takim me Lartmadhërinë e tij, Princin Trashëgimtar Naruhito, por ky takim nuk ndodhi. Qeveria nuk dha ndonjë shpjegim për këtë.

Kryeministrit Hashim Thaçi i ka mbetur një takim pa e realizuar, gjatë vizitës triditëshe në Japoni. Pavarësisht se Zyra për media e Kryeministrit ka bërë të ditur se Thaçi gjatë qëndrimit në Japoni do ta takojë edhe Lartmadhërinë e tij, Princin Trashëgimtar Naruhito, përveç zyrtarëve të tjerë shtetërorë japonez.

“Gjatë qëndrimit në Tokio, Kryeministri Thaçi do të takohet me Lartmadhërinë e tij, Princin Trashëgimtar Naruhito, si dhe do të zhvillojë takime me Kryeministrin e Japonisë, Yoshihiko Noda, me Ministrin e Punëve të Jashtme, Koichiro Gemba, Ministrin e Ekonomisë, të Tregtisë dhe të Industrisë, Yukio Edano, si dhe do të vizitojë Odën Japoneze të Ekonomisë dhe të Industrisë”, kishte shkruar Zyra për media e Kryeministrit, para nisjes së Thaçit, drejt Lindjes së Largët.

Sido që të jetë, për mosrealizimin e këtij takimi nuk janë dhënë shpjegime nga Qeveria. Sido që të jetë, Thaçi gjatë takimeve me zyrtarë japonezë ka kërkuar që ky shtet të investojë në Kosovë. Ndërsa duke folur për mediat japoneze, Thaçi ka thënë se një ditë Kosova do të njihet edhe nga Rusia, Kina, Greqia, Qiproja, Sllovakia, Rumania dhe Spanja.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›