Nuk ka pauzë në dialog

Kështu ka deklaruar ambasadori britanik në Serbi, Michael Davenport, i cili ka potencuar se nga Presidenti i ri i Serbisë pritet që të vazhdojë të angazhohet për pajtimin në rajon dhe që të kontribuojë për bashkëpunimin konstruktiv me fqinjët.
“Duhet që të sqarohet se nuk do të ketë pauzë në dialogun Beograd –Prishtinë. Çdo dyshim dhe paqartësi se a do të vazhdojë Serbia dialogun, i kontribuon pasigurisë. Sa më parë që të kemi shenja të qarta të angazhimit të Beogradit në dialog, do të jetë më mirë.
Rritja e tensioneve në Kosovë nuk është në interesin e askujt”, ka thënë ai. “Këshilli Europian në dhjetorin e vitit të kaluar dhe gjatë marsit këtë vit, shumë qartë ka prezantuar pritjet, e kjo para së gjithash është vazhdimi i dialogut Beograd –Prishtinë”, ka thënë ai.