E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk eshte koha e “delfineve” diplomatike! Nga Genc Mlloja*

Eshte sherbim i lavderueshem ndaj opinionit publik dhe ne pergjithesi ndaj vendit qe krahas njerezve me te shquar te politikes, historise, sociologjise, kultures, artit, etj. edhe persona te fushave te tjera si per shembull te diplomacise publikojne mbresa, mendime dhe kujtime mbi ngjarje e zhvillime ku puna apo rastesia i ka bere te jene te pranishem apo edhe protagoniste.
E ne fakt nuk kane munguar shkrime te kesaj natyre qe natyrshem jane pritur me interes nga opinioni publik, vecanerisht disa qe kane bere perpjekje te hedhin pak drite mbi kete aspekt.
Ne kete kontekst do te perfshija edhe shkrime qe shkruhen per marredheniet me Shtetet e Bashkuara te Amerikes, vecanerisht mbi periudhen e viteve 1980-’90, qe rrok fillimin e hapjes se Shqiperise ndaj perendimit dhe bashke me te rikthimin e lidhjeve te munguara midis Tiranes dhe Uashingtonit, cka u kurorezua me 15 mars 1991 kur te dy qeverite e asaj kohe arriten te shkrinin akujt e thelle pas me shume se pese dekadash.
Entuziazmi me te cilin u prit kjo ngjarje nga shqiptaret nuk ka fjale te pershkruhet sakte dhe nder kulmet e asaj ekstaze te kuptueshme domosdo mbetet vizita ne Tirane e Sekretarit te Shtetit te asaj kohe Xhejms Bejker.
Ardhja e z. Bejker ne Tirane pak muaj pas rivendosjes se marredhenieve diplomatike dhe zhvillimet e meparshme apo te mevonshme midis Tiranes dhe Uashingtonit zor se ndokush mund ta mendoje te kene qene vepra ‘private’ te ndonjerit apo tjetrit politikan apo diplomat te asaj kohe. Ishte stuhia demokratike – ajo qe u mbiquajt “wind of cange” - qe e kishte vene perpara edhe Shqiperine, e cila nuk mund ta anashkalonte duke shtyre perpara pluralizmin dhe sjelle hapjen ndaj botes demokratike dashje pa dashje..
Do te kujtoja se edhe nje manover e montuar keq e Tiranes kur udheheqja e kesaj te fundit shtyu daten e sugjeruar nga Uashingtoni per nenshkrimin e Memorandumit te Mirekuptimit u prit aq me bezdi nga pala amerikane sa qe iu deshen udheheqjes komuniste te drejtuar nga Ramiz Alia, president ne ate kohe, perpjekje te sforcuara per ta korrigjuar.
Pjese e kesaj pamundesie veprimi ishte edhe venia e pales shqiptare para faktit te kryer lidhur me pjesemarrjen e z. Sali Berisha dhe te ndjerit Gramoz Pashko si perfaqesues te Partise Demokratike, qe sapo ishte krijuar ne Shqiperi, ne ceremonine zyrtare te nenshkrimit te Memorandumit ne Uashington.
Perfaqesuesit shqiptare as nuk e cuan ndermend te vinin ne diskutim nje gje te tille kur u informuan per kete nje dite para 15 marsit. Si rrodhen gjerat me pas tregoi se PD e drejtuesit e saj shikoheshin si sunduesit e ardhshem te Shqiperise, gje qe ndodhi me 1992.
Veneracioni i shqiptareve per SHBA, i fshehur ne kohen e regjimit komunist dhe i pamatur pas renies se tij, nuk lejon askend te marre persiper ‘patronizimin’ e ngjarjeve qe ndodhen ne historine e marredhenieve shqiptaro-amerikane pas 1990.
Domosdo ajo qe quhet ‘efekti personal’ i nje apo shume individeve ne marredheniet ndershteterore nuk mund te perjashtohet ashtu si nuk mund te perjashtohet mundesia qe qarqe te caktuara ne Uashington te jene ndjere mire kur le te themi ne kabinetin e nje presidenti ne Shqiperi emerohet keshilltar teper i afert diplomatik i tij nje figure, e cila gezonte dashamiresine e nje ish sekretari shteti.
Por me duket se gjerat ngaterrohen kur kategori e tille perpiqen te krijojne pershtypjen e te qenit ‘delfine’ te ketij apo atij shteti mik dhe aq me teper kur jepen vleresime per gjendjen aktuale politike ne Shqiperi flasin gati-gati ne emer te aleateve te medhenj. Keta vleresime pastaj zhvleresohen me shume kur fryma e tyre i ngjan si dy pika uji linjes se shefit te meparshem.
Askush nuk i ka kursyer fshikullimat per klasen politike shqiptare, aktuale dhe te meparshme, duke i thene hapur se gjerat duhet te ishin bere shume me mire dhe duke ia argumentuar se te pafund jane zullumet e saj ne kurriz te popullit shqiptar.
Po keshtu nuk mund ti luhet asnje presje edhe konstatimit se shqiptaret jane deri diku vete pergjegjes per eliten politike qe perzgjedhin sistematikisht, gje e thene ne fakt shume kohe me pare nga figura te shquara ne periudha te ndryshme historike. Por a nuk teprohet kur ndokush sforcohet deri aty me anatemat apo ‘keshillat’ ndaj klases politike shqiptare per te krijuar pershtypjen sikur flasin gati – gati ne emer te ketij apo atij aleati te madh!
*Ish-keshilltar ne Misionin e Shqiperise prane OKB-se, Nju Jork
(Korrik 1987-Nentor 1991)

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›