Rehatimi i Ballkanit (2)
Nga Morton Abramowitz dhe James Hooper
Vijon nga numri i djeshem
Serbia kerkon te anetaresohet ne BE, por lideret europiane kane percjelle mesazhe te perziera - ndonjehere duket se thone qe Serbia mund ta arrije pranimin pa zgjidhjen e problemit te Kosoves. Ne esence, Qeveria Tadic ka vazhduar qendrimin perjashtues per Kosoven te regjimit te meparshem te Kostunices, por me nje stil me te sofistikuar dhe te nuancuar, me te cilin ka fituar miq jashte vendit. Serbia ka punuar shume per ta ruajtur kontrollin mbi pjesen veriore te Kosoves - te perqendruar ne qytetin e ndare te Mitrovices - kurse Perendimi nuk ka bere asgje per ta parandaluar kete gjendje qe nga lufta e vitit 1999. Derisa shume serbe jane lodhur me problemin e Kosoves dhe deshirojne qe Qeveria te fokusohet ne ceshtjet qendrore te jetes se tyre, klasa politike serbe ende eshte politikisht ngurruese te rrezikoje me ndryshimin e qasjes ndaj Kosoves. Zyrtaret e larte serbe haptas e pranojne se Kosova eshte e humbur per ta, por pohojne se nuk mund te largohen nga Kosova "duarbosh". Per shkak te brengave politike te ketij lloji, Boris Tadic duhet ta finalizoje cilindo rezultat te negociuar para zgjedhjeve te ardhshme ne Serbi, ne prill 2012.
Maqedonia fqinje eshte nje shtet me rrezikshmeri dhe potencialisht eshte me drejtperdrejti e prekur nga negociatat rreth Kosoves. Ajo mbetet e ndare ne mes te shqiptareve te varfer dhe sllaveve pak me te pasur, pavaresisht Marreveshjes se Ohrit qe eshte arritur me veshtiresi per ta kapercyer hendekun mes tyre dhe per te krijuar nje shtet politikisht te qendrueshem. Shpresa e saj qe ta ruaje stabilitetin e brendshem nepermjet pranimit ne NATO u pengua nga refuzimi i Greqise per te lejuar qe ta perdore emrin e saj zyrtar. Shqiptaret e Maqedonise jane ne kontakt te afert me shqiptaret ne Shqiperi dhe Kosove, ndersa bashkimi i shqiptareve eshte ne mendjen e shume prej tyre. Per nje kohe te gjate, mes aktoreve te Ballkanit ka qene i pakundershtueshem fakti se cdo ndarje e Kosoves do te conte ne shkeputjen e Maqedonine Perendimore, te dominuar nga shqiptaret.
Perendimi dhe menaxhimi i negociatave
BE dhe SHBA mbesin thellesisht te perfshira ne rajon, por me trupa, financime dhe qeverisje me te vogel. Qasja e tyre gjate dy dekadave te fundit ka qene e vonuar dhe pragmatike - zgjidhja e problemeve nje nga nje. Daytoni i dha fund luftes, por e beri kete ne kurriz te ndarjes se perhershme etnike qe e ka penguar perparimin politik te Bosnjes, kurse lideri i entitetit serb haptas kerkon te pavaresohet. NATO e cliroi Kosoven nga Milloshevici, por, per ta respektuar Serbine, gjate krijimit te entitetit te pavarur i la te paqarte kufijte territoriale te shtetit. BE dhe SHBA me cdo kusht kerkuan ta mbajne Maqedonine te bashkuar me ane te Marreveshjes se Ohrit, por me pas e zhvendosen vemendjen dhe nuk u angazhuan mjaftueshem per ta ndihmuar shtetin te funksionoje me mire.
BE ka zevendesuar Shtetet e Bashkuara si arbitri kryesor ne rajon sa i perket financimit dhe trupave, ndersa shpresa per pranim ne BE eshte mjeti kryesor per nxitjen e bashkepunimit midis vendeve. Shume njerez frikesohen se BE nuk eshte e afte per ta zgjidhur ceshtjen e Kosoves, dhe jo vetem per shkak te ndasive brenda Unionit rreth ceshtjes se Kosoven. Formula e BE per progresin ne rajon ende mbetet per t’u testuar, ndersa shpresat per pranim tash per tash jane terhequr. SHBA ka mbetur aktore kryesore vetem ne Kosove - gje qe shpesh e ka hidheruar BE - sepse populli i Kosoves e konsideron SHBA si te vetmin mik te besueshem.
Aktualisht, shtetet perendimore po flasin per negociata, por jane duke menduar ne "bisedime teknike" per pasaportat, doganat, si dhe ceshtjet tjera midis Serbise dhe Kosoves. Keto jane ceshtje te rendesishme praktike qe ndikojne ne jetesen e qytetareve te tyre, por nuk kane te bejne me ceshtjet me te gjera mes vendeve, dhe sigurisht jo me ato qe jane prioritet i Qeverise se Serbise dhe asaj te Kosoves. Koheve te fundit, ceshtja e ndarjes se Kosoves e ka fituar vemendjen publike ne te gjithe Ballkanin.
Nje problem me te cilin perballen negociatoret perendimore eshte se ndarja e Kosoves ne kembim te anetaresimit te mundshem ne OKB, per nje shtet te cunguar si ai i Kosoves, nuk eshte nje propozim i tregtueshem ne Prishtine. As Serbia nuk mund te prese qe Perendimi ne kete kohe t’i beje presion pales me te dobet - Kosoves - per t’i pranuar kushtet qe jane me pak se kerkesat e saja minimale. Sfida do te konsistoje ne percaktimin e ekzistimit te fleksibilitetit te mjaftueshem te pozicionit serb per te bere negociata, si dhe faktit nese ka perfitim te mjaftueshem per Serbine ne marreveshje per ta mbrojtur Qeverine prej kritikave te ashpra nga linja e ashper opozitare, qe eshte e parashikueshme.
Kjo nuk do te thote se te dyja palet nuk kane asgje per te fituar nga marreveshja. Qeveria Tadic beson se nuk ka pse t’i frikohet negociatave qe mund ta pergatisin ndarjen e Kosoves, t’ia lehtesoje hyrjen ne BE, dhe t’ia heqe bashkesise nderkombetare barren e Kosoves Veriore. As per kosovaret bisedimet nuk jane vetem humbese. Shumica e kosovareve preferojne qe kufijte e tyre te mbeten ashtu si jane, edhe ne qofte se nuk i kontrollojne, per t’i shmangur pasojat e ndryshimit te tyre. Por, ata nuk do te ishin kunder largimit te 40.000 serbeve qe jetojne ne veri te lumit Iber, dhe ta mireprisnin mundesine e kthimit te nje numri te shqiptareve qe jetojne ne Luginen e Presheves, pergjate kufirit lindor te Kosoves, pra, nje shkembim territorial.
Nese behet vullnetarisht dhe paketohet si pjese e procesit te normalizimit te raporteve me Serbine, pa marre parasysh shqetesimet perendimore per natyren e tij etnike, shume kosovare do te mund te konsideronin nje shkembim te tille me pare si forcim te shtetit te tyre te pavarur, sesa tradhti nga ana e Perendimit. Por, kjo do te ishte kontroverse. Zyrtarisht, te gjitha partite kryesore politike shqiptare te Kosoves jane kundershtare te shkembimit. Perendimi do te frikesohej se serbet ne "enklavat" ne jug gjithashtu do te iknin ne Serbi. Pavaresisht kontroverses, shkembimi territorial mund te jete rrethana e vetme nen te cilen humbja e veriut mund te jete e pranueshme per Prishtinen dhe kesisoj ta siguroje bazen per marreveshje. Kjo eshte sugjeruar shpesh gjate viteve te pasluftes, dhe eshte refuzuar nga Beogradi, por ka indikacione se tash eshte opsion i mundshem. Beogradi duket se ende beson qe mund ta rimekembe Veriun pa ndonje shkembim territorial.
Qeverite perendimore do te duhet te pyesin veten se cfare mund te arrihet realisht ne keto negociata. Ne fund te fundit, premtimi per pranim ne BE duket gjithnje e me i larget, dhe SHBA ka mjaft pune te veta. Kalkulimet e gabuara politike jane me shume rregull sesa perjashtim ne Ballkan, dhe ka rrezik te konsiderueshem qe edhe diplomatet e permbajtur dhe me pervoje ta fillojne nje proces qe do t’iu eksplodoje ne fytyrat e tyre. Me dy luftera te paperfunduara dhe me problemet me Iranin qe kerkojne vemendje te vazhdueshme te nivelit te larte, eshte pretencioze per Uashingtonin qe te merret me keto ceshtje.
(Vazhdon neser)