E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si u be mikesha ime “e zeza”?

Nga Evans Drishti
Ne klasiken e jetes perballja me problematikat e kohes nuk eshte e rastesishme pasi kur i degjon prej se largu ngjarjet tragjike qe ndodhin ndjen nje lloj trishtimi se bashku me pamundesine per te bere dicka. I tille ishte edhe rasti i para ca diteve i nje ngjarjeje vertete tragjike ku ne fshatin Vorf te Shkodres ne nje rezervuar uji gjejne vdekjen e menjehershme nene e bije si pasoje e nje tentative te se emes per te shpetuar te bijen e saj te vogel dhe per rrjedhoje nene e bije ndahen se bashku nga kjo jete ashtu ne menyre te parakohshme. Nje zi e vertete kishte mbuluar familjaret pasi dy pjesetare te familjes ndaheshin prej tyre. Eshte e veshtire te kuptosh dhimbjen e tjetrit nga larg e per me teper kur nuk je pjese e saj. Vajza me e madhe e familjes Hykaj se ciles i kishte ndodhur edhe fatkeqesia eshte tashme ne prag te maturimit pasi kete vit hyn ne vitin e katert. Si me e madhja e shtepise tashme ajo ishte bere edhe zonje shtepie kjo e thene ne te gjitha kuptimet. Keshtu para dy ditesh nje grup mesuesish te shkolles se saj u nisen para ne nje vizite ngushelluese prane kesaj familjeje. Rruga ishte vertete e gjate dhe as qe e mendonim se kjo vajze bente sakrifica te tilla pasi jo vetem ndihmon familjen, por ne te njejten kohe vijon edhe arsimimin e saj duke treguar nje shembull te vecante te nje vullneti dhe sakrifice aspak te lehte.
U shokuam sapo mberritem ne vendin ku banonin pasi u perballem me nje gjendje ekonomike aspak te lehte per t’u perballuar dhe me nje mjerim qe s’kishte pse te fliste. Por ajo qe me te vertete na beri me shume pershtypje ishte veshja e vajzes. Eshte vetem 17 vjece dhe ishte veshur e tera ne te zeze. Dhe jo vetem ajo por edhe e motra e saj 13 vjecare ishte veshur po ne te zeza.
E zeza ne fakt ka vijuar me kohe te jete nje lloj perfaqesimi e zeze qe mbahet per nje te ndjere, por a eshte normale nje dukuri e tille? E per me teper a mund ta quajme normale nje fenomen te tille edhe per keta vajza te reja qe akoma nuk kane arritur moshen e duhur per te kuptuar dometheniet e fenomeneve qe sjell jeta? Emiroja eshte nje vajze e ndrojtur dhe e mbyllur ne vetvete pasi fatkeqesisht vete rrethanat e jetes e kishin mbyllur ate ne nje vetmi te papare. Ajo e kishte humbur buzeqeshjen qe me kohe pasi nuk kishte kush t’ia mesonte nje gje te tille. Ajo ishte bere mikeshe e ngushte tashme edhe me te “zezen” si per te respektuar humbjen e thelle familjare, ate te nenes dhe te motres se saj. Me te vertete nje humbje e madhe pasi dihet se nena per vajzen dhe motra per motren bejne shume, nje lidhje kjo e pashmangshme. Mjerimi ne familje dhe se fundmi fatkeqesia e rene kishin mjaftuar qe ate ta burgosnin per nje kohe tashme mjaft te gjate limiti i se ciles nuk mund te dihet. Nuk deshiron ne fakt te jete e tille, te kllaposet ne kete gjendje por ja qe jeta ishte treguar shume fatkeqe me te. Ajo sot pavaresisht moshes se saj behej nje zonje shtepie megjithese akoma i vinte e pakuptimte nje gje e tille. Ajo nuk di ne fakt plotesisht se cdo te thote te jesh nje zonje shtepie, te zevendesosh mamin, por nje gje e di me se miri se ajo eshte e detyruar te respektoje traditen shumevjecare te fshatit te saj, Vorf, te respektoje nderin dhe dinjitetin e familjes se saj.
Prandaj eshte nje iniciative me e madhe e shkolles dhe e rrethit te saj qe t’i japin nje krah dhe nje mbeshtetje me shume per te dale nga kjo vetmi dhe ky burgim shpirteror. Ne fakt Emirjona sot nuk eshte nje e vetme, si te tilla ka plot ne vendin tona dhe gjithsecila kerkon nje trajtim me vete. Gjithsecila sot kerkon nje mbeshtetje shpirterore per te mos humbur ne zine e jetes.
“Kafshate qe s’kaperdihet asht or vlla mjerimi
Kafshate qe te ngel ne fyt e te ze trishtimi…”
Keshtu thoshte asokohe poeti yne i madh i Rilindjes Naimi, sikur ta dinte se fenomeni i mjerimit do vijonte per epoka te tera. Eshte detyre e mbare shoqerise sot t’u jape nje dore ketyre te rinjve dhe te rejave te shpetojne nga kthetrat e pameshirshme te kesaj jete. Eshte detyre e mbare shoqerise te japin mbeshtetje qe keta femije mos te humbasin ne keto pozita. Perkundrazi ta ndjejne edhe ata veten se jane pjese e kesaj shoqerie dhe se dikush kerkon ti gjeje dhe t’i ndihmoje. Mos harrojme se jete ka kudo edhe ne thepinat e maleve ka njerez qe jetojne plot brenga dhe te pashprese, ka zemra qe vuajne per dashuri njerezore, ka sy qe nuk shohin tjeter vetem syte e mjerimit dhe te brenges qe i la jeta. Vertete bukurite natyrore te ketyre vendeve jane teper magjepsese, por c’kuptim kane keto kur shpirtin e ka mbuluar vuajtja dhe mjerimi! C’kuptim ka bukuria natyrore kur fiziku nuk njeh ngjyre tjeter vetem te zezen! A nuk eshte koha te dalim jashte botes tone dhe te kerkojme nje bote tjeter qe ka vite qe na pret?

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›