Nuk eshte sfide kunder Murinjos por Barca-Real
Kapiteni i Barcelones Karles Pujol ka deklaruar se El Clasico qe do te luhet te henen nuk eshte nje sfide kunder Zhoze Murinjos por kunder Realit te Madridit. Te henen nuk luajme kunder Murinjos. Eumlshte nje perballje ndermjet Barcelones dhe Realit e cila gjithmone ka qene nje ndeshje speciale deklaroi kapiteni blaugrana i cili kerkoi te minimizonte rolin e trajnerit portugez qe gjithmone kerkon te jete protagonist dhe te krijoje tension para ndeshjeve te rendesishme. Barca vjen ne ndeshjen me te rendesishme te fazes se pare te La Liga-s me nje pike me pak se madrilenet te cilet kryesojne kampionatin pas 12 javeve te para. Pujol deklaroi se skuadra merengue eshte mjaft e forte mbi te gjitha ne repartin difensiv dhe arrin te dale shume shpejt ne kundersulm. E kemi te qarte se do te jete nje ndeshje e veshtire. Duhet te jemi te qete ankthi nuk eshte asnjehere i mire deklaroi mbrojtesi. 32-vjecari do te luaje ndeshjen numer 22 kunder Realit te Madridit nje me shume se shoku i skuadres Ksavi Hernandez dhe rivali Iker Kasijas deri me tani ai ka dale tete here fitues shtate here eshte mundur ndersa ne gjashte raste ndeshja ka perfunduar ne barazim. Ai pranoi se fakti qe takimi do te zhvillohet ne Kamp Nou ben qe Barca te ndihet pak e avantazhuar. Misteri perpara supersfides mbetet menyra sesi do te luaje Reali ndersa Pujol theksoi se katalanet do te mbeshteten te loja e tyre tradicionale Kemi besim te stili yne. Duhet te punojme fort qe te jemi te balancuar dhe te ruajme perqendrimin. Ne cdo top te humbur madrilenet mund te krijojne kundersulme te rrezikshme.