Mposht 1-0 Lushnjen Apolonia merr kreun
Fitorja minimale ne derbin e Myzeqese i ka dhuruar Apolonise kryesimin e perkohshem ne Kategorine e Pare. Fierakeve u ka mjaftuar nje gol i shenuar nga Gerxho ne te 77-n me 11-metersh per tu ngjitur ne kuoten e 24 pikeve duke kapercyer perkohesisht Pogradecin qe luan te marten me Vloren. Kamza frenohet ne fushen e Gramozit pavaresisht se ne pjesen e pare kryesonte me dy gola avantazh sfida e luajtur ne Erseke perfundoi ne barazim 2-2. Nga ky hap fals i kamzallinjve ka perfituar Mamurrasi qe fitoi 1-0 ne shtepi me Gramshin dhe ngjitet ne kuoten e 22 pikeve duke vazhduar te enderroje nje bilete ne elite. Ngjitet Tomori pas fitores 2-0 me Aden ndersa Partizani humbet 1-0 ne fushen e Burrelit. Beselidhja shpartallon 4-0 Bilisht Sportin nderkohe qe Terbuni mposhti 1-0 Luftetarin.