Mou Venger eshte vetem nje deshtak
Zhoze Murinjo nuk anashkalon asnje ceshtje. Arsen Venger e kritikoi per kartonet e kuq te qellimshem te Realit te Madridit ne Champions League perballe Ajaksit ku Serio Ramos e Ksabi Alonso u ndeshkuan per te zeruar kartonet ne ndeshjet e 1/8-ave. Episod i shemtuar qe duhet denuar ishte komenti i teknikut francez ndersa luzitani replikoi ne menyre te ashper. Venger je nje deshtak. Ne vend qe te flasesh per Realin duhet tu shpjegosh tifozeve te Arsenalit perse nuk fiton asnje trofe prej vitit 2005 dhe si arrite te humbisje per here te pare 2-0 ne Champions. Historia se lsquotopcinjte kane nje skuader me djem te rinj te talentuar po behet e vjeter. Sanja Klishi Uallkot Fabregas Song Nasri Van Persi e Arshavin nuk jane te vegjel. Ata jane te gjithe futbolliste te medhenj tha Murinjo rreth komentit te trajnerit te Arsenalit.