E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si eshte bota e kesaj vajze qe nuk flet e nuk degjon

18 vjet me pare prinderit e Irena Orucajt qe kane jetuar tere jeten ne fshatin Levan te Fierit nuk e vune re qe femija e tyre 1 vjec po kalonte ne gjume nje semundje te rende. Nuk e vuri re as mjeku i familjes. Nje fqinje e Orucajve studente e mjekesise kuptoi qe Irena e vogel kaloi milingitin dhe kishte humbur degjimin.

Silva motra e Irenes sot studente ne vitin e pare te masterit per kimi te pergjithshme perpiqet te sjelle kujtimet e prinderve qe atehere nuk dinin se cfare ishte milingiti jo me si kurohej por te pakten ishte nje fat i madh qe semundja nuk i kishte kapur trurin por vetem degjimin.

Jeta u mori kthese Orucajve ciftit te ri qe duhej te rrinin me muaj ne spital te pranonin faktin qe e bija nuk do ti degjonte e nuk do te nxirrte tinguj nga goja ta prisnin te mbushte 3 vjetet dhe te ngrihej ne kembe te mesonin nje gjuhe te re te stervitnin duart per te krijuar figura shifra e te perdornin mimiken per te percjelle gjendjen e tyre shpirterore...

Vetem keshtu mund te hynin ne boten pa zhurme te Irenes. Ben cudi qe tek tregon per femijerine e hershme te se motres pasdite ne kafenene prane konviktit te vajzave te mjekesise Silven 21 vjec nuk e trembin me kujtimet. E rremben deshira qe i hipen njeriut te tregoje kur ia del mbane ne nje ballafaqim te eger me jeten.

Perballja e pare me boten jashte mureve te shtepise Irenes i erdhi 10 vjec. Sapo kishte mbaruar klasen e katert ne shkollen 8-vjecare Dino Ismaili familja mesoi per nje institut qe ekzistonte per Femijet qe nuk degjojne ne Tirane. Prinderve u erdhi i papritur lajmi. A do mundej 10 vjecarja te ambientohej me te huaj me njerez te rinj

A do mund ta kuptonin Si do ndihej ne qytetin e madh qe cdo cast mund te cenonte qetesine e saj Por Irena kishte deshire te ecte vete ta kuptonte vete boten edhe pse nuk ishte larguar nje nate te vetme nga familja. Teksa vazhdojme biseden ne ate kafe prane studenteve vetem ne nje moment te caktuar Silven e tradheton zeri. Nje dridhje e lehte qe ajo u perpoq te mos vihej re...

Pikerisht kur tha Diten e pare kur beme gati cantat ishte shume e veshtire jo vetem per prinderit por edhe per mua. Sado qe une nuk bisedoja me te se nuk me degjonte prape ndihej mungesa ne shtepi. Ditet e para i kemi kaluar duke qare mendonim se edhe ajo ketu do ishte keq ajo nuk mundej te shkruante fjali ne telefon qe te na thoshte si ishte. Per here te pare mori telefon ne klasen e shtate.

Nga rrefimi i Silves shtyhemi te mendojme se njeri nga te gjitha problemet i ka shtyre prinderit ta linin te lire Irenen 10 vjecare. do dite truri i vajzes mbushej me fjale fjali te mesuar permendesh. Mbi dhjete here shkruhej e riperseriteshin per ti stimuluar mbajtjen mend permendesh per ti kalitur intuiten. Irena nuk arrinte tu mesonte kuptimin fjaleve ti kuptonte ne fjali.

Per kete e ndihmoi Instituti alfabeti didaktil qe i jepte mundesi te fliste me kedo dhe tia mesonte edhe familjes se saj kete gjuhe te re ne vajtjet ne shtepi qe sa vinin e beheshin me te rralla.

Mjafton te shohesh syte e Irenes shkathtesine me te cilen komunikon me te tjeret ate gjalleri qe i merr mimika dhe kuptohet lehte qe Irenes kurioze nuk i mjafton ajo bote e vogel qe te tjeret i vene kufij ajo kerkon me shume. Keshtu ndodhi kur pas klases se tete me mbarimin e shkolles ne Institut nuk i fut rrobaqepesise nje profesion i lodhshem per syte e saj dhe qe pak e ve ne pune mendjen.

Vajza adoleshente eshte e vetedijshme qe punedhenesit shteterore apo private nuk i hapin dyert per punet qe ajo deshiron. Por ama nje gje eshte e sigurt. Orucajt do te vazhdojne ta perkrahin vajzen e tyre. Kete here ndoshta me nje enderr qe rri prej kohesh ne mendjen e Irenes nje shkolle diku jashte ku njerezve si ajo u jepen te njejat shanse te njejtat sfida.

Ne fund te biseden Silva kerkon te shprehe mirenjohjen e thelle per prinderit nenen Vasilika dhe babain Syrja qe diten tu jepnin dore per te kapercyer pengesat dhe tu jepnin lirine kur e kuptuan se te dyja vajzat e tyre po mund tia dilnin mbane vete

Marrin vetem 80 mije leke te vjetra deri ne klasen e nente dhe nuk kane asnje mbeshtetje. Nuk marrin as edhe deftese pjekurie ne fund te klases se nente marrin thjesht nje vertetim notash dhe nuk kane nje mundesi pune.


Jeta ime

Mosha 19 vjece
Vendi i lindjes Levan
Shkollimi Deri ne klasen e tete Irena Orucaj vazhdoi mesimet ne Insitutin e Nxenesve qe nuk Degjojne. Aty mesoi edhe zanatin e rrobaqepeses qe nuk e ka shume qejf. Irena pelqen teatrin. Qysh ne fund te klases se shtate eshte angazhuar ne projektet e M.A.G. I.S ne shfaqjen teatrore ndrra e nje nate vere me regjisoren Ticiana Scrocca. Me tej ne vitin 2008 kur kishte mbaruar shkollen i besuan punen e asistent regjisores te Aventurat e Toninos perkrah regjisores Elma Doresi te Pinoku dhe se fundmi te Magjistari i Ozit. Krahas teatrit ben edhe pune vullnetare te Shoqata Kombetare e Njerezve qe nuk Degjojne dhe bashke me nje grup te rinjsh te tjere perfaqeson shoqaten neper bote.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›