Nuk gjuaj për pleshta (pj II)
Poemë me pjesë nga Arben Duka
Adhuroj Feniksin,
Mbi çdo gjë në jetë,
Zogun që u ngjall,
Nga hiri i vetë!
Unë jam si Feniksi,
Se kam me të tallur,
Se një herë kam vdekur,
Dhe dy herë jam ngjallur!
Krishti Shën Llazarin,
Ka ngjallur të parin,
Unë u ngjalla vetë,
Dhe braktisa varrin!
Eh unë kam shpëtuar,
Dikur fare kot,
Se më ngritën pritë,
Po smë vranë dot!
Shumë që smë njohin,
Më hedhin shigjeta,
Po mua si shkëmb,
Më ka bërë jeta!
Dhe dje u gëzuan,
Ca palo lamashë,
Të zinjtë menduan,
Se luftën e lashë!
Pse të gënjen mendja,
O njeri i zi,
Unë që munda vdekjen,
Nuk trembem nga ty!
Kur nuk ke çtë thuash,
Mbylle gojën hesht,
Fundja bëj çtë duash,
Po je veç plesht!
Veç një herë qëlloi,
Që na u mbyll dera,
Kur nga soji yt,
Pllakosi kolera!
Unë po mpreh çdo ditë,
Shigjeta e heshta,
Gjuaj për zagarë,
Dhe aspak për pleshta!
Pjesa e dytë
Kur mbi vendin tim,
Ka pllakosur reja,
Si të iki unë,
Tani nga beteja?!
Që këtu mos vijnë,
Gjithë plehrat e dheut,
Do jem mbi salinjtë,
Shpatë e Demokleut!
Smund të fshihem kurrë,
Në vrimë si urithi,
Tani që Atdheu,
Po shitet i gjithi.
Si mund të hesht unë,
Kur është çmendur shteti,
Kur çdo ditë po shitet,
Toka edhe deti!
Njeriu me bllok,
Po shpallet shenjtor,
Po heshta tani,
Do jem thjesht një horr!
Zëri im shumbet,
Në një shkretëtirë,
Këtu më besojnë,
Plot njerëz të mirë!
Nuk hesht, sa buzëqeshjen,
Ti kthej çdo fytyre,
Do rroj që të mbetem,
Kambana e tyre!
Nuk hesht sa tia gris,
Maskat tiranisë,
Dhunës injorancës,
Dhe hipokrizisë!
Dhe nga buza kurrë,
Nuk e heq trumbetën,
Isha i gabuar,
Nuk jam një i vetëm!
Do mbetem gjithmonë,
Trumbetë lirie,
Sa ti bëjmë varrin,
Kësaj tiranie!
Të shpëtoj atdheu,
Nga gjithë këta dërra,
Duhet të gjëmojnë,
Me miliona zëra!