E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Nuk gjuaja penallti prej 6 vjetesh”

Ishte mesfushori i Arsenalit, Ceks Fabregas, ai qe gjuajti penalltine vendimtare, ai qe penalltite nuk i ka qejf: “Nuk gjuaja nje penallti qe kur isha 15 vjec. Trajneri dha emrat e atyre qe do te gjuanin dhe gjithcka mbaroi aty. Ishte nje prove e besimi te me caktoje mua penalltine e peste dhe kjo me ndihmoi. Perpara portes, mendimi im i vetem ishte te shenoja. Pashe qe Bufon hidhej nga ana e majte dhe une gjuajta ne te djathten. Pak rendesi ka nese luaj 5 minuta, gjysme ore, apo nje ore. Rendesi ka skuadra. E mira eshte qe gjithe Spanja feston fitoren ndaj Italise. Fituam dhe na takon te festojme”.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›