E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtypi iberik ne delir: Mundem historine

Iker dhe Spanja, Kombetarja dhe Kasijas. Pastaj historia dhe mallkimi. Keto jane fjalet dhe imazhet e nje nate, pas triumfit spanjoll. Me nje goditje, Spanja ka prishur tre magji, sic deklaroi te premten, ne mengjes, Kryeministri Hoze Luis Rodrigez Zapatero. Mallkimet e Italise, asnjehere e mposhtur ne veprimtarite zyrtare qe nga viti 1920, i cerekfinaleve, thuajse gjithnje te deshtuara dhe i dates 22, data me e tmerrshme e futbollit iberik. Ata te historise: “Iker ndryshon historine”, eshte titulli kryesor i “Marc”, “Spanja dhe Kasijas mposhtin historine”, faqja e pare e “Abc”. Pastaj vijne shfryrjet: “Kasijas prish magjine”, “Spanja thyen mallkimin”, titujt e faqeve te para te gazetave politike “El Mundo” dhe “El Pais”. Pastaj rikthehemi te Kasijas: “Sport” hapet me “Heroi Kasijas”. Nje dite me pare, “Gazzetta dello Sport” kishte per aperture “Adelante Italia”, dje katalania “Periodico de Catalunya” pergjigjej me “Avanti Spanja”. Temat e cituara, Kasijas, historia, fati, mallkimi etj., shfaqen ne te gjitha gazetat iberike, pasi triumfi ne cerekfinale i Spanjes u cilesua si clirim. Futbolli italian, zakonisht i kundershtuar nga keto ane, dje ka perjetuar sulme me te forta dhe se Fort Apash. Ja nje editorial i “Marca”: “Jane maskarenj, nga cilado ane qe i sheh. Italia u soll si nje skuader e serise se trete, qe kerkonte te mberrinte te penalltite, sikur te ishte nje ndeshje e cfaredoshme me eliminim. Por, ne fund e pesuan, shija e keqe dhe “rezultatizmi” e moren cmimin qe meritonin: Italia jashte!”. “As” ne faqen e pare: “Seleksioni ishte me superior se Italia ne cdo aspekt dhe e ka merituar fitoren”. Nje nga komentet e “El Mundo”: “Ne fund, as historia dhe as fati nuk e ndihmuan Italine. Ka paguar me te drejte per mekatet e saj dhe per fyerjen qe i ka bere futbollit me lojen e saj, te cilen e praktikoi vazhdimisht ne kete evropian”. “Ne daten 22, Italia tha “adijos” me rimen e “dos” te numrit 22, ishte kori me i preferuar i nates spanjolle. Feste ngado, banja neper shatervane dhe atmosfere, si te ishte triumfi i finales se boterorit. Spanja triumfoi ndaj Italise, duke luajtur futboll, Italia humbi duke mos luajtur.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›