Nuk i ndahet Afrikës
Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka përfunduar një turne lobues në Afrikë, ku për një javë ka takuar përfaqësues të lartë të 19 shteteve.
Në një bisedë për Express, Pacolli ka thënë do të ketë disa njohje nga shtete e Afrikës, por tha se nuk dëshiron të përmend emra për shkak të kundërlobimit që Serbia po bën në ato shtete.
“Gjatë këtij udhëtimi kam takuar krerët më të lartë të 19 shteteve. Kam qëndruar në Bregun e Fildishtë, Guinea. Kam vizituar Ganen, Nigerinë, Beninin, Togon, Kongon, Keninë, Etiopinë, Ruandën, Ugandën, Burundin, Namibinë, Guinenë Ekuatoriale... ku jam takuar me shumë burrështetas dhe ministra të punëve të jashtme. Besoj që është bërë një punë e madhe dhe rezultatet nuk do të mungojnë, prandaj dalëngadalë frytet e kësaj vizite do të vijnë. Të hënën përfundoj këtë udhëtim, nisem për Europë, ndërsa të mërkurën kthehem në Kosovë”, ka thënë Pacolli.
Numri dy i Qeverisë ka thënë se krerë të shteteve afrikane i ka informuar për shtetin e Kosovës dhe u ka dorëzuar kërkesë zyrtare për njohjen e pavarësisë.
“Është premtuar se procesi i njohjes do të fillojë, edhe pse, atje është lënë pak anash kjo çështje për shkak vakuumit institucional, vitin e kaluar në Kosovë”, ka thënë Pacolli.
Gjatë qëndrimit në Afrikë, Pacolli ka treguar se ishte në inaugurimin e Presidentit të Bregut të Fildishtë.
“Aty ishte një shans i madh për të takuar shumë burrështetas dhe kam filluar pastaj t’i vizitoj nëpër vendet e tyre”.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...