Nuk iken emigrant, varet i mituri
Gezim Ashimi
Nje djale i mitur nga fshati Symiz, i rrethit te Korces, eshte gjetur i varur prane baneses se fqinjit. Aleksander Hysollari reth 17 vjec, i ka dhene fund jetes mbremjen duke u gdhire dita e djeshme, ndersa trupi i tij eshte gjetur nga i ati, pak ore me vone, ne te zbardhur. Viktima dyshohet se ka kryer veprimin ekstrem te veteflijimit per motive qe lidhen me gjendjen e mjeruar ekonomike ne te cilen jetonte prej vitesh. Te ardhur nga nje zone e thelle malore, familja e Hysollareve nuk kishte toke dhe prinderit i rrisnin 6 femijet vetem me te ardhurat qe siguronin nga nje lope. Ndaj femija kenbngulte te ikte emigrant nga mali, ne Greqi. Mbremjen fatale i ka kerkuar 100 leke nenes dhe, ndoshta shpenzimi i ketyre lekeve dhe pse pak, por aq te rendesishme per familjen e varfer, ka cuar adoleshentin drejt vendimit fatal.
Familjaret tregojne se femija i dyte i familjes, Aleksandri, i kishte kerkuar te vellait qe te emigronin ne Greqi, pasi ketu jetesa e tyre ishte e pamundur.