Nuk informoi klienten për kushtet e kontratës së kredisë, nis hetimi ndaj drejtorit të institucionit financiar në Durrës

Një ankesë për mënyrën si u trajtua një kërkesë për kredi ka çuar në hetim drejtorin e një institucioni financiar në Durrës.
Bëhet fjalë për një 50-vjeçar, ndaj të cilit ka policia ka nisur hetim penal për akuzën “shpërdorim detyre”.
Sipas kallëzimit të bërë nga gruaja me inicialet Z. I., gjatë procedurës për marrjen e një kredie ajo nuk është informuar për disa nga kushtet e kontratës.
Çështja tashmë është në duart e Prokurorisë, e cila do të sqarojë rrethanat dhe përgjegjësitë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasit H. K., 50 vjeç, banues në Durrës, drejtor i një institucioni financiar, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi ka kallëzuar shtetasja Z. I., se gjatë procedurës për marrjen e një kredie në këtë insititucion, nuk është informuar për disa nga kushtet e kontratës”, njofton policia.