Nuk janë aq trima sa duken!
facebook.com/bledi.mane
Paraditen e 17 shkurtit rektori i vjetër i ri i universitetit të Tiranës, Dhori Kule, dukej që ishte bërë tym fare. Artikulli im për të e kishte acaruar mjaftueshëm dhe kishte filluar kërkonte numrin tim të celularit. E shfaqte hapur shqetësimin dhe mëdyshjen në garën e postit të rektorit. E shqetësonte edhe situata e nderë edhe kandidatura e fortë e rivales, zonjës së nderuar Mimoza Hafizi.
Ndryshe nga 4 vjet më parë kur fitoi lehtshëm, Dhori dhe shokët e tij të universiteteve e ndjenin se duke qenë apendikse të kalbura të regjimit, kishin akumuluar dyfish pakënaqësi. Ca prej paaftësisë dhe degradimit të sistemit universitar, ca prej luftës së poshtër brenda sojit të tyre politik e ca prej fukarallëkut që çliron çdo sekondë qeverisja e dhorëve të Berishës, gara e sivjetshme ishte pothuajse 8 maji i universiteteve publike.
Ashtu si Lul Basha që u shfaq i djersitur gjysëm i gë(a)zuar korrikun e vjetshëm dhe njoftonte se kishte fituar, Dhori u shfaq sot si trim, bërtiste dhe triumfalisht anatemonte opozitën për trakte apo viroza helmuese. Megjithëse deklaroi fitoren ende ndjehet në të pasiguri. Mundohet të imitojë Lulin por të dy e dinë se nuk kanë këllqe të vazhdojnë të qetë mandatin dhe bluajnë në kokë si do ia bëjnë nëse Atë komandarin e tyre e heqin nga pushteti, e arrestojnë, e ngordhin…
Bluajnë në kokë se çfarë kahu do të marrë anija e tyre e mbytur pas qershorit 2013 sepse fundi i komandarit nënkupton kapitullimin e tyre.
***
Në këtë situatë ndodhet edhe Ndrea Prendi. I frikësuar deri në palcë nuk mundet dot të rigjejë qetësinë e kthjelltësinë në trurin dhe shpirtin e tij. Pa gjumë, i drobitur, i pangrënë, i lodhur, i bërë pishman, i hallakatur, i dyzuar, i dyshuar, i tradhtuar, i trembur për të ardhmen e fëmijëve të tij, i turpëruar dhe friguar për gjakun që u ka borxh viktimave të 21 janarit, ky pra gjenerali mirditor Prendi nuk po gjen dot derman as me prokurori e as me gjykata. Prokuroria po ia nxin jetën me ankimimet e saj, gjykatat halabake të brejtura nga drejtësi e kalbur vetëm sa e mbyllin në arrest shtëpie, dosja me ekspertizën e FBI i qëndron si varr i hapur, opinioni publik kundra detyron të mos shfaqet as në ballkonin e banesës së tij e megjithatë aktron aq bukur e shfaqet i qetë, indiferent e trim sa herë kamerat i afrohen surratit të këtij vrasësi. Aq i trashë e i paskrupullt më duket ky lloj ushtaraku, i cili kujton se me këto zvarritje dhe kleçka juridike do ia hedhë paq kësaj here e do të gjejë paqen e humbur.
Ndaj komentet për të si vrasës i ftohtë e i pashpirt më duken bajate e të pabaza.
Ndrea po të ishte trim shkonte në seanca gjyqësore pa avokatë mbrojtës dhe si burrat kërkonte revokim mase arresti. Shkonte me këmbët e tij në burgun më të afërt e po të kishte bythë i bënte ballë qelisë së ftohtë, u bënte ballë burgaxhinjve të tjerë që mezi po e presin.
Ndrea si malësor puritan që është e din mirë se çfarë do të thotë vrasje dhe gjak i palarë, e din mirë çfarë do të thotë gjakmarrje, shpagim. E din mirë se kur gjykata (pleqësia) korruptohet atëherë futet në lojë vetëgjyqësia.
Le të dërdëllisë Dhori pas “fitores”, le të zgërdhihet Ndrea kur nga vjeshta të shpallet tërësisht i pafajshëm.
Nuk janë aq trima sa duken. Vetëm shtiren. Shtiren sepse këllqet u janë fishkur. Janë fishkur e rrudhur komplet jo nga mosha, por nga njollat e mëkateve dhe bur(r)ëria e tyre tashmë nuk u bën dot ballë sfidave. As me lekë madje.
***
Shënim i rëndësishëm
Ndrea Prendit nëse i duhet numuri im i celularit të mos ia kërkojë vetëm Dhori Kules. Edhe Agroni i policisë e ka.
