E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Jemi krenare per vepren e kapitenit

Kreu i opozites viziton familjaret bashke me deputete

Ngushellime per deshmorin Feti Vogli vrare tri dite me pare ne Afganistan ka bere dje ne familjen e te ndjerit edhe kreu i Partise Socialiste Edi Rama i shoqeruar nga deputetet Arta Dade Artan Gaci dhe Qemal Qefalia. Ai ka qene dje pasdite ne familjen e Voglit ku ka percjelle mesazhe keqardhjeje dhe solidariteti ne kete moment te veshtire. Sigurisht qe per familjen eshte nje dhimbje e jashtezakonshme por eshte padyshim nje dhimbje e madhe sot per te gjithe kombin tone. Dhe nga ana tjeter prinderit vellai motra te afermit jane padyshim te paret qe duhen te jene krenare per djalin e tyre ashtu sic jemi te gjithe krenare. Kjo eshte nje arsye edhe me e forte nje arsye me shume per te vazhduar betejen krah per krah me SHBA-ne dhe te gjithe aleatet tane te medhenj kunder nje te keqeje te madhe qe synon te terrorizoje dhe gjunjezoje boten - u shpreh Rama. Rama ka bere edhe nje prononcim ne media duke nenvizuar se renia e kapitenit Vogli ne krye te detyres eshte nje arsye me shume per te vazhduar betejen krah per krah me SHBA-ne dhe te gjithe aleatet tane te medhenj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›