Shengyli dha dorëheqje

Kriza në FC Prishtinë, përkatësisht në shtabin teknik të këtij klubi, është rikthyer sërish, sepse të marten kryetrajneri i kësaj skuadre, Skënder Shengyli ka dhënë dorëheqje nga kjo detyrë.
Lajmin e kanë konfirmuar për Express vet Skënder Shengyli, por edhe nënkryetari i FC Prishtinës, Ahmet Kurtolli.
Kurtolli tha se vendimi i Shengylit për ta braktisur ekipin bardh e kaltër ka qenë i papritur për drejtuesit e klubit prishtinas.
“Na ka befasuar Skënder Shengyli me këtë vendim të tij. Ai sot na kumtoi vendimin e tij, siç tha ai, për arsyje personale, duke mos dhënë arsye tjera”, deklaroi Kurtolli për Express.
Kurtolli tregoi se nga dita e mërkurë detyrën e trajnerit do ta kryejë Ramiz Krasniqi, i cili deri më tani ka punuar në shkollën e futbollit të FC Prishtinës. Ai nuk e përjashtoi mundësinë që Krasniqi ta kryejë këtë detyrë deri në fund të kampionatit.
Shengyli u pati emëruar kryetrajner i FC Prishtinës gjatë edicionit vjeshtor, duke e zëvendësuar Besnik Kollarin, i cili pat dhënë dorëheqje shkaku i krizës së rezultateve nëpër të cilën kalonte ky klub.