Nuk ka amnisti falja merr 74 vota ne Kuvend
TIRAN- Kuvendi miratoi dje vetem me votat e deputeteve te maxhorances projektligjin per faljen e detyrimeve te papaguara dhe legalizimin e kapitaleve per individet dhe bizneset. Drafti kaloi midis debatesh te shumta me 74 vota pro dhe asnje kunder nderkohe qe deputetet e opozites nuk moren pjese ne te.
Ndryshe nga drafti fillestar qe parashikonte nje amnisti te gjere ligji i miratuar me shumice te thjeshte parashikon faljen vetem te borxhit gjobave apo detyrimeve te prapambetura per bizneset apo individet dhe jo amnistimin e veprave penale.
Me shume se me permbajtjen e draftit debatet midis maxhorances dhe opozites kishin te benin me qellimin real te tij i cili sipas opozites miratohet pikerisht tani ne vigjilje te zgjedhjeve lokale te 8 majit me qellim mbledhjen e sa me shume votave. Deputetja socialiste Mimi Kodheli njekohesisht nenkryetare e Komisionit te Ekonomise theksoi se ndermarrja e amnistise pikerisht ne kete moment nga qeveria nuk ka per qellim kryesor fshirjen e detyrimeve dhe rinisjen nga e para ne kushte te barabarta gare per bizneset por perfitimin e sa me shume votave.
Me pas ajo kerkoi shtyrjen e miratimit te draftit per te marre kohe me qellim diskutimin e tij edhe me palet e interesit. Ky qe keni sjelle ju ketu nuk eshte amnisti por nje pazar qeveritar. Do te falni te gjitha borxhet qe nuk do te paguheshin ndonjehere. Ne kerkojme shtyrjen e miratimit te tij per te diskutuar pretendimet e biznesit i cili e ka kundershtuar kete draft. Ja ku i kemi propozimet e Dhomes se Tregtise dhe Industrise ejani ti diskutojme ato -tha ajo.
Me pas fjalen e mori Ministri i Financave Ridvan Bode i cili theksoi se ky draft eshte pergatitur duke u konsultuar ngushte me grupet e interesit. Pasi parashtroi ate cka permban falja Bode paralajmeroi bizneset per masa te renda ndeshkuese pas aplikimit te saj ne rast te kapjes se tyre me shkelje.
Une theksoj se ky ligj do te shoqerohet dhe me ndryshime shume te rendesishme ne ligjin fiskal per mbledhjen me force te detyrimeve prandaj nje kujdes i madh duhet te tregohet nga te gjithe tatimpaguesit ne te ardhmen per pagimin e taksave apo tatimeve - theksoi Bode.
Pjese e diskutimit ishte edhe deputeti tjeter socialist ish-kryeministri Pandeli Majko i cili parashtroi rrezikun qe i kanoset vendit i cili mund te shnderrohet ne nje lavatrice te pastrimit te parave nga mafia deri ne fund te ketij viti kur perfundon edhe amnistia.
Me i ashper ishte debate midis Kryeministrit Sali Berisha dhe deputetit socialist Erjon Brace pasi opozita deklaroi voten kunder kesaj nisme te qeverise. Sipas Berishes opozita nuk e voton draftin pasi nuk e lejojne personat qe ndodhen prane Kryetarit Edi Rama te cilet ai i cilesoi si kupola drejtuese e PS-se. Nderkaq Brace theksoi se ajo cka po fal aktualisht qeveria jane gjoba dhe detyrime te prapambetura te cilat nuk do te mund te mblidheshin asnjehere.
Falja per bizneset dhe individet
Qytetaret
Falen te gjitha detyrimet tatimore te papaguara deri me date 31 dhjetor 2010.
Qytetaret mund te legalizojne cdo shume monetare te padeklaruar kundrejt nje tarife prej 3 per qind.
do shtetas ka te drejte te rivleresoje me vleren e tregut pasurite e paluajtshme qe zoteron kundrejt pageses se nje tarife sa 1 per qind e diferences se vlerave.
do shtetasi qe ka futur automjete ne territorin e vendit deri ne fund te vitit 2010 i falet principali gjobat dhe kamatevonesat e papaguara ndaj administrates doganore nese paguan 50 per qind te principalit.
Falen detyrimet e prapambetura per energjine elektrike te faturuar dhe te papaguar deri me 31 dhjetor 2006 si dhe kamatevonesat e perllogaritura nga mospagesa e faturave nga debitoret familjare qe perfitojne
aFamiljet qe perfitojne nga ndihma ekononomike
bFamiljet qe kane ne perberje anetare me aftesi te kufizuara te verber paraplegjike ose tetraplegjike te cilet deklarohen te paafte per pune me vendi te KMPAC-ve te cilet perfitojne nga pagesa e aftesise se kufizuar kur personi eshte kryefamiljar dhe nuk ka anetare te tjere te familjes te punesuar
cKryefamiljaret qe perfitojne pagese papunesie dhe qe nuk ka te ardhura te tjera
dKryefamiljaret qe perfitojne pension per te gjitha kategorite si dhe perfituesit me trajtim te vecante qe kane mase perfitimi me te vogel se te ardhurat minimale qe perfitojne pensionistet te cilet jane pa te ardhura te tjera
eGrate kryefamiljare
fTe gjithe personat kryefamiljare qe kane statusin e jetimit
Konsumatoreve familjare dhe jofamiljare u falet detyrimi sebashku me komponentet e tij si gjobat dhe kamatevonesat e konsumit te ujit qe kane ndaj ndermarrjeve dhe shoqerive me kapital teresisht shteteror te ujesjelles-kanalizimeve deri ne daten e berjes efektive te transferimit te shoqerive prane njesive te qeverisjes vendore por jo me vone se data 31.12.2010.
Te gjithe drejtuesve te makinave apo pronareve te tyre te cilet jane gjobitur nga policia rrugore deri me date 21.12.2010 u falen gjobat e papaguara dhe katevonesat e tyre.
Biznesi i vogel
Ka te drejte qe te legalizoje cdo shume monetare te padeklaruar kundrejt pageses se tarifes prej 3 per qind.
Te vetepunesuarve perfshire edhe te vetepunesuarit ne bujqesi u falen kontributet e papaguara te sigurimeve shoqerore e shendetesore deri ne fund te vitit 2008. Atyre u faklen detyrimet e papaguara per vitet 2009-2010 me kusht qe te paguajne detyrimet e vitit 2011.
Te gjithe tatimpaguesve te tjere qe nuk kane paguar kontributet e sigurimeve shoqerore e shendetesore per te punesuarit per periudhen deri me 31 dhjetor 2010 u falen gjobat dhe kamatevonesat qe lidhen me keto detyrime.
Te gjitha tatimpaguesve u falen gjobat e papaguara per mosinstalimin e pajisjeve fiskale me kusht qe ti kene instaluar ato brenda dates 28 dhkurt 2011.
Biznesi i madh
Falen detyrimet e papaguara deri me 31 dhjetor 2008. Detyrimet or vitin 2009 u falen nese paguajne 30 per qind te principalit ndersa detrimet per vitin 2010 u falen ense paguajne 50 per qind te principalit.
Personat juridike kane te drejte qe te rivleresojne me vleren e tregut pasurite e paluajtshme dhe makinerite e pajisjet kundrejt pageses se tarifave 5 dhe 3 per qind. Diferenca qe rezulton nga rivleresimi do te perfshihet ne shpenzimet vjetore ne formen e amortizimit.
Te gjitha subjektet juridike qe nuk kane paguar kontributet e sigurimeve shoqerore e shendetesore per te punesuarit e tyre per periudhen deri me 31 dhjetor 2010 u falen gjobat dhe kamatevonesat qe lidhen me keto detyrime.
Ligji per faljen ambasadori Arvizu ndjek punimet e Kuvendit
Ligji per faljen duket se ka terhequr edhe vemendjen e trupit diplomatik ne Shqiperi. Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Shqiperi Aleksander Arvizu ndoqi dje nga salla e Kuvendit diskutimet e deputeteve mbi ligjin per faljen. Ambasadori i shoqeruar nga dy pjestar te stafit te tij ishte vendosur ne lozhat e krahut te majte te Kuvendit aty ku vendosen zakonisht perfaqesuesit e trupit diplomatik kur ndjekin punimet e parlamentit. Ndejtja e tij ne Kuvend zgjati pak me shume se gjysme ore.
Si rivleresohen apartamentet
Nje qytetar ka blere ne vitin 2002 nje apartament me vlere 50 000 dollare dhe sot e shet 100 000 dollare ai duhet te paguaje nje tatim fitimi 10 per qind te diferences e cila ne rastin tone eshte 5 mije dollare. Nderkohe ligji aktual i jep mundesi atij qe te beje rivleresimin e apartamentit duke paguar 1 per qind te vleres. Pra ne rastin tone nese ben momentalisht rivleresimin e apartamentit qytetari do te paguaje 1 000 dollare kundrejt 5 000 dollareve tatim qe do te duhej te paguante nese do te shiste apartamentin.
Debati Berisha-Brace
Berisha Ju nuk e votoni kete ligj se jeni parti miliarderesh.
Brace Po ti cfare je ti -Je vrases
Berisha Nuk e doni kete ligj se kerkoni te amnistoni parate e kupoles se pushtetareve tuaj. Ligji eshte gracka ku mbreti bie si laraska thote Shekspiri. Berisha pi uje
Brace Pi uje se e ke nga sikleti
Berisha Amnistia eshte edhe per ata qe ju i dhate ndihme minimale
Brace Ata qe po thua ti i ke tani ne greve urie para dhe tetraplegjiket. Po me mire shiko makinen qe ke marre aty jashte
Berisha Ate e kam me qira shko tek koncensionari dhe pyet se sa qira paguaj. Kemi marre nje vendim per fushate ne diete dhe do ta zbatojme ate. Fushata behet me parate e partise.
Brace Je duke falur gjobat qe realisht nuk do te paguheshin ndonjehere
Pas energjise falen edhe faturat e ujit
Drafti i miratuar dje nga maxhoranca per faljen ka pesuar nje mori ndryshimesh qe prej propozimit fillestar te qeverise. Fillimisht draftit fillestar iu hoqen nenet 31 32 33 te cilet kane te bejne me amnistimin e veprave penale duke mundesuar miratimin e tij me 71 vota. Me pas ligjit iu shtuan edhe disa nene te tjera te cilat parashikojne faljen e gjysmes se detyrimeve doganore dhe kamatevonesave per perdoruesit e automjeteve me targa te huaja ne vend me kushtin qe ata te paguanin gjysmen e principalit.
Ligjit gjithashtu iu shtua edhe falja e faturave te prapambetura te energjise elektrike faturave te ujit si dhe gjobave te makinave. Komisioni i Ekonomise gjithashtu miratoi edhe kerkesen e biznesit per uljen e tarifave per rivleresimin e aseteve nga 7 ne 5 per qind per pasurite e luajtshme dhe nga 5 ne 3 per qind per pasurite e paluajtshme.
Per sa i parket faturave te ujit ligji parashikon faljen e tyre dhe kamatevonesave deri ne fund te vitit 2010 nderkohe qe falen edhe faturat e prapambetura te energjise elektrike deri ne fund te vitit 2006.
Energjia dhe uji
Qeveria propozoi disa jave me pare perfshirjen ne draftin e faljes edhe faturat e energjise elektrike te papaguara deri ne fund te vitit 2006 si dhe kamatevonesave qe rrjedhin prej tyre.
Drafti parashikon faljen per nje mori kategorish te cilat fillojne nga familjet qe perfitojne nga ndihma ekonomike familjet qe kane ne perberje anetare me aftesi te kufizuara te verber paraplegjike ose tetraplegjike te cilet deklarohen te paafte per pune me vendi te KMPAC-ve te cilet perfitojne nga pagesa e aftesise se kufizuar kur personi eshte kryefamiljar dhe nuk ka anetare te tjere te familjes te punesuar kryefamiljaret qe perfitojne pagese papunesie dhe qe nuk ka te ardhura te tjera kryefamiljaret qe perfitojne pension per te gjitha kategorite si dhe perfituesit me trajtim te vecante qe kane mase perfitimi me te vogel se te ardhurat minimale qe perfitojne pensionistet te cilet jane pa te ardhura te tjera etj.
Ndryshe nga faturat e energjise elektrike borxhi qe falet per ujin vjen deri ne fund te vitit 2010. Pra te gjithe ata qe nuk kane paguar faturat e ujit deri ne fund te vitit 2010 do ta kene te cliruar emrin e tyre nga cdo detyrim i prapambetur.
Makinat
Sipas te dhenave zyrtare ne vend qarkullojne rreth 160 mije makina te cilat do te perfitojne nga falja e gjysmes se detyrimit doganor. Mendohet qe paraprakisht te clirohen rreth 2.5 miliarde leke nga perfshirja e tyre ne ligjin per faljen. Nderkohe vetem pergjate vitit 2010 Policia Rrugore ka vendosur rreth 50 milione leke gjoba nga te cilat ka mundur te mbledhe vetem gjysmen e tyre. Pjesa tjeter nuk eshte paguar ende nga te ndeshkuarit. shte pikerisht kjo pjese e cila do te perfitoje nga falja e gjobave.
Shkeljet qe nuk parashikohen nga ligji per faljen
Neni 163
Perpilimi i deklaratave te rreme
Perpilimi i deklaratave te rreme ne rastin e zmadhimit te kapitalit te shoqerise lidhur me ndarjen e pjeseve te kapitalit themeltar te ortakeve me shlyerjen e tij apo me depozitimin e fondeve perben kundervajtje penale dhe denohet me gjobe.
Neni 170/a
Moszbatimi i dispozitave per marrjen ne pune dhe sigurimin social Punesimi nga ana e punedhenesit i punonjesve pa leje pune ne kundershtim me dispozitat perkatese ligjore denohet me jo me pak se 100 mije leke gjobe. Personat perserites denohen me nje vit burgim. Moskryerja me dashje e detyres nga ana e punonjesve te organeve qe kontrollojne zbatimin e dispozitave per punesimin e sigurimin social te punonjesve denohet me gjobe deri ne 1 milion leke ne rast perseritje denohet me jo me pak se nje vit burgim.