Vjedhjet brenda familjes kokecarje per policine

Tirane - Fenomeni i vjedhjeve te brendshme qe kryhen pa thyerje e pa perdorim te dhunes ne objektet ndodh vjedhja pa shkaktuar rremuje ne vendet qe bastisen jane kthyer ne problem per policine e Tiranes. Vetem ne harkun kohor prej nje muaji nga marsi ne prill Drejtoria e Policise se Tiranes ka regjistruar se paku 18 raste te vjedhjeve te kesaj natyre ne te gjithe komisariatet e kryeqytetit.
Policia ka marre denoncime nga persona te ndryshem se ne banesat e tyre ishin kryer vjedhje apo se persona te panjohur iu kishin hyre ne banese dhe i kishin bastisur vjedhur apo marre objekte e sende te ndryshme kryesisht bizhuteri apo vlera te konsiderueshme monetare. Nje fakt i tille mbi perhapjen e fenomenit eshte konfirmuar per gazeten Shekulli nga specialiste te hetimit te Drejtorise se Policise se Tiranes si dhe te komisariateve te kryeqytetit.
Sipas tyre ne te shumten e rasteve keto ngjarje te klasifikuara si kriminale mbeten pa autor me perjashtim te rasteve kur nga hetimi i kryer dhe deklarimet e marra nga te dyshuarit ata vete pergjithesisht e kane pranuar ose iu eshte provuar nepermjet gjurmeve dhe provave shkencore. Burimet thane se vetem ne komisariatin nr. 2 brenda ketij muaji jane denoncuar prane Seksionit te Hetimit te Krimeve se paku kater raste.
Qe prej fillimit te vitit sipas hetuesve jane denoncuar deri ne dhjete raste te tilla ne kete komisariat pjesa tjeter i perkasin komisariateve te tjera te kryeqytetit. Burime te Drejtorise se Policise se Tiranes tregojne se ne rastet e dyshuara si vjedhje te brendshme policia ka konstatuar se te dyshuarit jane individe me probleme ekonomike.
Me tej ata thone se ne te gjitha keto raste te dyshuarit jane persona qe kane probleme me personalitetin dhe me jeten e tyre apo njihen si perdorues te lendeve narkotike apo qe njihen si lojtare bixhozi.
Sipas policise karakteristike e ketyre ngjarjeve eshte se pergjithesisht vjedhjet jane ne shuma te vogla dhe te pjesshme te objekteve me vlere dhe jo te te gjithe objekteve. Keshtu hetuesit thone se ne rastet e regjistruara vjedhjet kane qene ne shuma minimale qe shkojne nga 50- 200 mije leke te reja.
Po ashtu ne te njejtin vend ku kane qene te vendosura parate ose bizhuterite policia ka gjetur objekte te tjera me vlere te cilat nuk jane cenuar. Po ashtu sipas policise ne te gjithe rastet e denoncuara nuk kane thyerje apo demtim te objekteve te ndryshme si dhe shkaktim te rremujes e zakonshme sipas tyre ne vjedhjet e kryera nga persona te huaj qe nuk njohin banesen dhe qe nuk iu dhimbset asgje.
Ne fillim te javes policia e komisariatit nr. 2 regjistroi nje denoncim te nje personi i cili pretendonte se persona te panjohur i kishin hyre ne banese dhe i kishin marre 2 milione leke te vjetra si dhe nje laptop. Autori nderkohe kishte lene pa prekur objekte dhe sende te tjera me vlere ne banese.
Ne te kundert ne nje rast tjeter policia mori nje denoncim per nje vjedhje te kryer ne qender te Tiranes ku ishin vjedhur nje sasi bizhuterish te cilat mendohet se mund te jene shitur ne treg me cmime minimale. Ne te dy rastet por edhe te tjera te ngjashme nga keqyrja e kryer gjurmet ne vend ngjarje kane qene te te gjithe pjesetareve te familjeve te cilet pranojne se kane qene ne shtepi diten e ngjarjes apo se kane prekur objektin ku kane qene vendosur sendet e vjedhura.