E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza kaloi. Naco Reformat ndihmuan ekonomine

Pjesëmarrja në panair dhe gjallëria e bizneseve tregon se ekonomia shqiptare ka kaluar pasojat dhe efektet e krizës botërore. Gjatë vizitës në "Albania Dynamics Fair", ministri i Ekonomisë tha se ishin reformat e ndërmarra në momentet e duhura që ndihmuan ekonominë të mos goditej nga kriza.

“Panairi i sotëm provon qartësisht se pavarësisht krizës globale në Shqipëri progresi që prezantohet jo vetëm në këtë ekspozitë, por dhe në sektorë të tjerë të ekonomisë është i konsiderueshëm dhe ekonomia jonë gjithnjë e më shumë po bëhet kompetitive në rajon dhe më gjerë. Reformat ekonomike të ndërmarra nga qeveria shqiptare janë në koherencë të plotë me reformat të tjera të ndërmarra për përmirësimin e klimës së biznesit që mundësojnë pjesëmarrjen e gjerë të biznesit privat, vendasve dhe të huajve në këto sektorë”- tha Naço.

“Albania Dynamics Fair” organizohet nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe aty marrin pjesë dhjetra biznese të huaja dhe vendase. Po kështu, një sërë institucionesh janë të pranishem në panair, ku tregojnë shërbimet dhe produktet që ofrojnë. 

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›