E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk ka asnjë recept që e bën kaq seksi

Vajzat e filmave Bond jetojnë në një diet që është e përbërë nga shampanja dhe kaviari. Por Olga Kurylenko e cila luan përkahë agjentit 007 në “Quantum of Solace” tha se asnjëherë nuk është ndalë së ngrëni. 

Së fundmi bukuroshja është fotografuar në plazhën e Majamit, dhe të bën të mos besosh që ajo nuk është në diet.

Ylli i Ukrainës duket e dobët, me trup të tonifikuar derisa kishte dalë për të pushuar me të dashurin e saj, Danny Huston, me të cilin kishte qenë bashkë aktorë në serialin televizivë, “Magic City”.

Olga tha: “Unë asnjëherë nuk ushtroj dhe ha gjithçka. Kjo ka çmendur regjisorin tim pasi që ne drekën e kemi ngrënë gjithmonë së bashkë. Ai bërtiste gjithmonë, ‘Si është e mundur që kjo vajzë ha kaq shumë?’”.

33 vjeçarja tashmë është duke punuar në filmin e ri bashkë me Colin Farrell dhe Christopher Walken në “Seven Psycopaths”./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›