E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ratko Mlladiç, mbërrin në Holandë

Ratko Mlladiç mbërrin në Holandë. Të martën pasdite, pas refuzimit të kërkesës për kundërshtimin e ektradimit në Hagë, një autokolonë prej 8 makinash ushtarake ka përcjellë Ratko Mlladiç në aeroportin e Beogradit ku rreth orës 17.00, ish-gjenerali serbo-boshnjak ka fluturuar drej Holandës.
 

Ish gjerenali serb i Bosnjes, 69-vjeçari Mlladiç, akuzohet për krime lufte dhe genocid gjatë luftërave ballkanike në vitet `90, përfshirë rrethimin 43-ditësh të Sarajevës, gjatë të cilit u vranë 12 mijë njerëz.
 

Ndaj tij rëndon akuza për "pastrimin etnik" në Bosnjë dhe orkestrim i masakrës së afro 8 mijë burrave e djemve myslimanë, pas rënies së Srebrenicës, në korrik të vitit 1995.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›