Arrestohen dy kosovarë, për shpërdorim të detyrës
Policia e Kosovës, ka arrestuar dy persona me dyshimin për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrjes së ryshfetit.
Njoftohet se arrestimi i shtetasve Xhemail T. dhe Fatmir V. është bërë në rajonin e Prishtinës, gjatë një operacioni policor të drejtorisë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në kuadër të sektorit për hetimin e korrupsionit.
Të dyshuarit, thuhet se me qëllim të përfitimit material, kanë marrë ryshfet në vlerë prej 140 eurosh nga ankuesi me qëllim që këtij të fundit, t`i mundësoheshin përfitime ne dhënien e subvencioneve për kultura bujqësore.