E Diel, 1 Nëntor 2026

Panariti Opozita te udhehiqet nga interesi kombetar te votoje tre ligjet

Një ditë pas seancës plenare ku nuk u arrit votimi i tre ligjeve, në funksion të marrjes së statusit të vendit kandidat, demokratë e socialistë, të mbledhur në një forum politik, të organizuar nga Lëvizja Europiane në Shqipëri, kanë treguar se jashtë sallës së Parlamentit mund të diskutojnë me tone shumë më të qeta. Pavarësisht kësaj, këndvështrimet politike nuk ndryshojë. Për socialistin Ditmir Buashti, Fieri mbetet kushti kryesor që opozita të japë votën për miratimin e 3 nismave ligjore.
Miratimi jo në kohën e duhur të ligjeve, ka bërë pesimist kreun e komisionit parlamentar të Jashtëm, demokratin Fatos Beja. Ministri i Jashtëm Edmond Panariti, preferoi të transmetonte mesazhin e pajtimit mes palëve.
Ai apeloi për votimin e tre ligjeve, pasi ato nuk i shërbejnë vetëm qeverisë, por të gjithë shqiptarëve.
Ministri i Jashtëm, Edmond Panariti i drejtoi sërish sot një apel opozitës parlamentare për të votuar tre ligjet që përcaktojnë vendimin për marrjen e statusit të vendit kandidat në dhjetor. Gjatë një konference të organizuara nga Lëvizja Europiane Shqiptare, shefi i diplomacisë shqiptare listoi të gjitha arritjet e vendit përkundjet detyrimeve për procesin e integrimit të vendit, ku vlerësoi se është pikërisht progresi ai i cili solli dhe rekomandimin e Komisionit Europian për marrjen e statusit të vendit kandidat. Për këtë arsye, duke i bërë thirrje opozitës dhe konkretisht PS-së, ministri Panariti i kërkoi lidershipit të kësaj partie që të udhëhiqet nga interesi kombëtar dhe t’i hapë rrugë progresit të vendit, duke bërë të mundur që në dhjetor Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat. 

Në këtë konferencë, dhe deputeti demokrat, Fatos Beja kërkoi votimin e tre ligjeve që janë kusht për integrimin. Në vlerësimin e tij, konflikti politik mes partive është i padobishëm, duke sjellë dhe hubje kohe për miratimin e tre ligjeve. Për më tepër që në gjykimin deputetit demokrat ky konflikt do të sjellë dhe cënimin e zgjedhjeve parlamentare të 2013.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›