E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri ne Forumin Rinor te Partise Demokratike ne Elbasan

Kryeministri, Sali Berisha ishte i pranishëm sot në forumin e të rinjve të Partisë Demokratike në qytetin e Elbasanit. Gjatë fjalës së tij përpara të rinjve të këtij forumi, kreu i shumicës qeverisëse vlerësoi kontributin e tyre në fitoren e kësaj force politike. Njëkohësisht sipas tij, të rinjtë janë një forcë integruese e vendit.
“Të rinjtë janë pjesë në çdo fitore të Partisë Demokratike. Për ne rëndësi parësore ka dinjiteti njerëzor, ndaj PD është një force e interesit kombëtar të shqiptarëve. Ne shpallëm që para 20 vitesh si prioritet interesin kombëtar. Ne arritëm të ndryshojmë vendin, duke realizuar ëndrën e të rinjve për një Shqipëri evropiane. Tashmë po përgatisim fitoren e shkëlqyer të zgjedhjeve te 2013”, vuri në dukje Berisha.

Ndërkohë, ndalur në aspiratat integruese të vendit, Kryeministri shigjetoi ashpër qëndrimin bllokues të opozitës, një qëndrim ky që sipas tij është mbajtur në vijimësi nga ana e PS-së. 
“Rama mban peng parlamentin për 3 ligjet, ndaj i bëj thirrje në emër të të rinjve t’i votojë  ato. Në të kundërt verdikti i shqiptarëve në 2013 do të jetë më i thellë se ai i i vitit 1992”, deklaroi Berisha. 

Vijon...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›