E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk ka kontratë të re për Fabregas

Topçinjtë janë të bindur se do t'u rezistojnë ofertave të Real Madridit dhe Barcelonës për kapitenin, Cesc Fabregas.Mesfushorit spanjoll i mbesin edhe pesë vite në kontratën e tij, mirëpo paratë e mëdha të cilat mund t'i fitojë Arsenali me shitjen e tij, si edhe paga e lartë të cilën mund ta marrë Cesc në një skuadër tjetër, gjithmonë do ta vënë në dyshim qëndrimin e tij te Topçinjtë, ngjashëm sikurse ndodhi me Thierry Henryn."The Times" njofton se drejtuesit e Arsenalit janë të bindur se do ta mbajnë Fabregasin në Emirates, prandaj ata nuk planifikojnë që t'i ofrojnë atij kontratë të re dhe më të avancuar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›