E Diel, 1 Nëntor 2026

“Nuk ka mënyrë më të mirë për të festuar Ditën e Veteranëve, se duke nderuar këta burra”

01-12-2011 / Gazeta 55

Senatorja Kay Hagan, promotore e dhënies së Medaljes nga Senati Amerikan, për ambasadorin Theodore Britton 


Senatorja Kay Hagan ishte iniciatorja e nderimit me Medaljen e Artë nga Kongresi dhe Senati, për ambasadorin Britton. Senati votoi me unanimitet ligjin e ri, i cili dekoron dhe nderon Marinsat e Montford Point, si dhe dhënien e dekoratës për afro – amerikanët e parë që kanë shërbyer në Korpusin e Marinës Amerikane. “Sot, marinsat kanë marrë mirënjohjen që meritojnë. Këta njerëz që ishin në bazën e Karolinës së Veriut gjatë Luftës së Dytë Botërore, i shërbyen vendit tonë me përkushtim dhe guxim të plotë edhe nën fytyrën e diskriminimit dhe intolerancës. Nuk ka mënyrë më të mirë për të festuar ditëlindjen e Korpusit të Marinës dhe ditën e Veteranëve, se duke nderuar këta njerëz për shërbimin dhe sakrificat e tyre. Ne i nderojmë ata dhe u japim mirënjohjen e vonuar prej 50 vitesh”- u shpreh e emocionuar senatorja Kay Hagan.    Anëtarja e senatit Hagan depozitoi në 8 shtator në Kongres, rezolutën për nderimin e marinsave afro – amerikanë. Në këtë nismë ligjore, ajo u mbështet nga senatorët Richard Burr, Richard Blumenthal, Patrick Roberts, dhe Charles E. Schumer. Dhoma e Përfaqësuesve e miratoi rezolutën më 25 tetor. “Në emër të të gjithë marinsave, të atyre që kanë shërbyer dhe ata që janë në shërbim, dua të falënderoj senatoren Hagan dhe gjithë anëtarët e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve që e mbështetën këtë projektligj, për të nderuar marinsat e Montford Point me medaljen e Artë të Kongresit”- u shpreh Komandanti i Përgjithshëm i Marinës, James Amos. Ai tha se marinsat nderohen për shërbimin e tyre për kombin, gjatë një kohë kur kontributet e tyre nuk ishin vlerësuar plotësisht ose nuk njiheshin, edhe pse janë ata që e kanë bërë këtë vend më të mirë, për të gjithë amerikanët. Monford Point Marines është emri i dhënë për afro - amerikanët e parë, të cilët shërbyen në Korpusin e Marinës Amerikane. Ata u trajnuan në Camp Montford Point, pranë Jacksonville, në Karolinën e Veriut. Afro – amerikanët u sollën në Korpusin e Marinës në vitin 1941, si rezultat i një urdhri ekzekutiv të firmosur nga Presidenti Franklin D. Roosevelt. Urdhër ekzekutiv, e cila reduktoi praktikat e penalizimit për njerëzit me ngjyrë si dhe u zotua si dokumenti i cili garantonte zhdukjen e diskriminimit në punësimin e punëtorëve në industrinë e Mbrojtjes dhe të qeverisë, për shkak të racës, ngjyrës, besimit dhe origjinës. Nga 20 mijë marinsa afro - amerikanë të Monford Point, 120 prej tyre janë ende gjallë edhe sot. Me marrjen e medaljes së Artë nga Kongresi, marinarët e “Montford Point”, i bashkohen një grupi të zgjedhur dhe të jashtëzakonshëm elitash, që kanë marrë nderimin më të lartë që prej dekorimit të Gjeneral George Washington në vitin 1776, përfshirë humanisten Nënë Tereza, vëllezërit Wright dhe Thomas Edison. 

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›