E Diel, 1 Nëntor 2026

Mesazhi Zyrtar i Brukselit: 2012-a mund të jetë viti i realizimit të ëndrrës Evropiane të Shqipërisë

01-12-2011 / Gazeta 55

Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle i drejtohet klasës politike në Shqipëri, me mesazhin konkret se anëtarësimi i Shqipërisë në BE, mund të marrë dritën jeshile vitin e ardhshëm, nëse realizohen me përpikmëri 12 rekomandimet e Komisionit Evropian. Fyle inkurajon vijimin e dialogut politik mes PD dhe PS, për përmbushjen e reformave dhe detyrimeve që rrjedhin nga perspektiva e integrimit


Bregu: 12 rekomandimet e Brukselit plotësohen deri në mars të 2012-ës


Gjatë punimeve të samitit të përvitshëm për Ballkanin “Friend of Europe”, që mbahet në Bruksel, komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule deklaroi se “viti 2012 mund të jetë përfundimisht viti i integrimit europian i Shqipërisë”. “Jam i inkurajuar nga konsensusi i arritur në Shqipëri për te realizuar një sërë reformash. I bëj thirrje mazhorancës dhe opozitës që të ruajnë këtë dialog politk konstruktiv dhe të krijojnë një momentum të ri drejt integrimit europian. 2012 mund të jetë përfundimisht viti i mundësisë për Shqipërinë”- u shpreh Fyle. Nga ana e saj, ministrja e Integrimit Evropian, Majlinda Bregu prezente në këtë takim, ka përçuar mesazhin e besimit se forcat politke në Shqipëria kanë të gjitha mundësitë për t’ia dalë mbanë me zbatimin e 12 rekomandimeve të Komisionit Europian deri në mars. Nëse arrihet zbatimi i 12 rekomandimeve, Fyle premton edhe hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë. “Nëse zbatohen 12 rekomandimet, ne kemi mundësinë që të rekomandojmë përveç statusit e kandidatit edhe hapjen së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Nëse progresi nuk është aq i madh, do rekomandojmë së paku statusin e kandidatit. Nuk planifikoj tani, që të trajtoj këtë çështje përveçse në dhjetor të 2012, duke u shprehur paraprakisht në tetor gjatë shpalljes së progres-raportit. Por jam gjithashtu një nga ata që thonë: kurrë mos thuaj kurrë”- deklaroi komisioneri Evropian.  Në sesionin e tretë të rajonit të Ballkanit ështê diskutuar edhe ndryshimi i rajonit në këto 20 vjet. Kryeprokurorja Ina Rama prezente në takim ka thënë tashmë, se Shqipëria përballet me të njëjtat probleme në sistemin e drejtësisë si vendet e tjera tê rajonit, por që institucioni i prokurorisë ka krijuar pavarësinë e tij, pavarësisht përplajseve me politikën për dosje të ndryshme. Samiti për Ballkanin ka nënvizuar se zgjerimin nuk mund të bazohet vetëm në kushtëzim, por duhet të nxisë optimizmin në Ballkan për integrim të shpejtë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›