E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro, 10 vjet sukses Prova më e madhe ska ardhur

Pasi kishte pasur pëshpërima të zymta në lindjen e saj, Bankës Qendrore Evropiane (BQE) duhet ti lejohet të kënaqet pak, pasi këtë javë festoi dhjetëvjetorin.

Pasi kishte pasur pëshpërima të zymta në lindjen e saj, Bankës Qendrore Evropiane (BQE) duhet t’i lejohet të kënaqet pak, pasi këtë javë festoi dhjetëvjetorin. Shumë ekonomistë, veçanërisht nga Britania dhe Amerika, parashikonin se as BQE-ja e as valuta e përbashkët evropiane, euroja, nuk ishin të gatshme të nisnin udhëtimin e tyre. Ndërsa reputacioni i BQE-së qëndron në nivelin më të lartë dhe euroja u rrit edhe njëherë ndaj dollarit gjatë kësaj jave, në pritje të rritjes së normave të interesit në korrik. Pjesërisht përmes fatit e më shumë përmes aftësisë, BQE e përballoi jashtëzakonisht mirë krizën kreditore. Dhe, në kontrast me urtësinë tradicionale, performanca e eurozonës është shtyrë në të gjitha aspektet me Amerikën, me norma të njëjta të rritjes së GDP-së për person, por ka krijuar edhe më tepër vende të reja pune. Dekada e ardhshme duket se do të jetë pak më e vështirë për BQE-në dhe euron. Skeptikët ndaj euros insistojnë se anëtarët e saj nuk e kanë themeluar një “zonë optimale valutore”. Por ata kanë gabuar rreth efikasitetit të BQE-së dhe duket gjithashtu se e kanë zmadhuar disavantazhin e politikës së përbashkët monetare. Shtetet e Bashkuara mund të mos paraqesin një zonë valutore optimale. Gjithashtu, në të vërtetë, vuajnë gjerësisht nga kontrastet e brendshme si në rritje ashtu edhe në inflacion, njëjtë si eurozona. Por Amerika ka disa avantazhe më të mëdha: transfere më të mëdha fiskale, forcë punuese më të madhe të lëvizshme (mobile) dhe tregje më konkurruese, të cilat janë esenciale për rregullimin e ekonomisë në mungesë të pavarësisë monetare dhe politikave të normave të këmbimit. Ata që shpresuan për gjërat e mëdha nga euroja kur ajo ishte hedhur, e argumentonin këtë me faktin se ajo do të lehtësonte rrugët e konkurrencës dhe reformave të furnizimit përgjatë Evropës. Këto të dyja do të shtynin rritjen e lodhur të produktivitetit në kontinent dhe do të bënin të mundur që ekonomitë e eurozonës të përshtateshin më mirë me disiplinën duke përdorur valutën e përbashkët. Disa vende-Austria, Finlanda, Holanda, në njëfarë niveli madje edhe Gjermania-mjaftueshëm zbatuan reformat që t’i bëjnë ekonomitë e tyre më fleksibile dhe më konkurruese. Por të tjerat, duke përfshirë Francën, dhe kuartetin e vendeve mesdhetare, ku përfshihen Portugalia, Italia, Greqia dhe Spanja nuk e kanë bërë këtë. Por performanca e këtyre vendeve nuk ka qenë e njëjtë. Në vitet e fundit, Franca ka pasur një rritje modeste, Greqia dhe Spanja kanë shënuar bum ekonomik, ndërsa Portugalia dhe Italia kanë stagnuar. Në terma të gjerë, të gjitha kanë devijuar nga të njëjtat ide të gabuara. Ato do të mund të bënin përpjekje të fuqishme për t’u kualifikuar për euron, duke ulur shpenzimet publike dhe duke i mbajtur pagat në nivel të ulët e kostot tjera, pastaj të relaksoheshin derisa të hynin brenda. Por grupi i Mesdheut (dhe në një shkallë më të ulët edhe Franca) e trajtuan adaptimin e euros si fundin e reformave të tyre, kur do të duhej të ishte vetëm fillimi i tyre. Rezultatet e kësaj janë duke u bërë krejtësisht të qarta. Derisa performanca e eurozonës ka qenë e kënaqshme, dallimet në mes të vendeve anëtare po rriten. Gjermania, ekonomia më e madhe e eurozonës, ka rritur shpejtësinë, ndërsa Spanja, sikurse Irlanda, po vuajnë nga dështimi i tregut të patundshmërive. Kostoja për punë është rritur në të gjitha vendet e Mesdheut, përderisa ka rënë në Gjermani, duke prodhuar një keqësim të theksuar të konkurrencës. Ilaçi për të gjitha këto sëmundje është i thjeshtë të përshkruhet, por i dhimbshëm të administrohet: reforma strukturore për të çrregulluar tregjet e punës dhe të produkteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›