E Shtunë, 31 Tetor 2026

David Vija merr perdore Spanjen

Jeton Selimi

Cfare Spanje! Nje furi e vertete ne fushe. Rusia ka provuar dje ne kurriz “machot” agresive te Luis Aragonesit qe nuk kane meshiruar formacionin e Dik Advokatit. E megjithate, edhe pse ruset kane dhene shenja jete, furia spanjolle ka qene e papermbajtshme dhe e ka shpartalluar 4-1 “ariun” rus, duke mos i lene asnje mundesi reagimi. Tre gola, te tre nga David Vija, jane bileta me e mire cerekfinale per skuadren spanjolle, qe ka evituar keshtu me shume gola nje kundershtar te rrezikshem, sic ishte formacioni i zbritur ne fushe nga Gus Hidink.

Ndeshja

Takimi nis i qete, skuadrat kerkojne te studiojne njera-tjetren dhe tregohen te kujdesshme, por eshte Spanja, ajo qe ben viziten e pare ne porten e Akinfevit. Ne minuten e nente, krosi i Ramos gjen Vijen ne zone, por ky i fundit nuk koordinohet ashtu sic duhet. E megjithate, goli i pare nuk vonon. “El Nino” masakron ne anesore Kolodin, duke dhene nje pasim vertet altruist per David Vijen, qe nuk e ka aspak te veshtire te shenoje golin e pare per skuadren e Aragonesit. Minuta e njezete dhe Spanja udheheq 1-0. Minutat ne vijim jane nje shou i vertete i Torresit, i cili ben aksione te mrekullueshme. Gjithsesi do te jete Injesta, ai qe do te “gatuaje” golin e dyte dhe serish per Vijen, qe nje minute perpara perfundimit te pjeses se pare shenon golin e dyte personal. Pjesa e dyte eshte nje kopje e se pares. Rusia kerkon te gjeje ritmin e duhur, por eshte Spanja ajo qe imponohet. Serish David Vija behet protagonist. Kesaj here fale nje aksioni individual, kur driblon mrekullisht Shirikovin dhe shenon ne hyrje te zones se rreptesise. 3-0 per Spanjen dhe tifozeria verdhekuqe eshte ne delir. Skuadra e Aragonesit ve veton si favoritja e grupit D.

Spanje-Rusi 4-1

Shenues: Vija 20’, 44’, 75’, Fabregas 90+1’/ Pavliucenko 86’

Spanja: Kasijas, Ramos, Pujol, Marcena, Kapdevila, Silva (Ksabi Alonso 77’), Sena, Ksavi, Injesta (Kazorla 63’), Vija, Torres (Fabregas 54’)

Trajner: Luis Aragones

Rusia: Akinfev, Anuikov, Shirokov, Kolodin, Zhirkov, Semshov (Torbisnki 57’), Zirianov, Semak, Sicev (Bistrov 46’) (Adamov 70’), Bilialetdinov, Pavliucenko

Trajner: Gus Hidink

Gjyqtar: Konrad Plautz (Austria)

Kartone te verdhe: -

Greqi-Suedi

Shenues:

Greqia: Nikopolidhis, Zeitaridhis, Dellas, Kirgiakos, Torosidis, Karagunis, Basinas, Kacuranis, Haristeas, Gekas, Amanatidhis

Trajner: Oto Rehagel

Suedia: Izakson, Aleksanderson, Melberg, Hanson, Nilson, Linderot, S.Larson, Svenson, Ljumberg, Ibrahimovic, H.Larson

Trajner: Lars Lagerbak

Gjyqtar: Masimo Buzaka (Zvicer)

Kartone te verdhe:


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›