Nuk ka para për kapjen e “Zotit të luftës”

Në një raport prej 14 faqesh drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Ban i kërkoi vendeve më të fuqishme në botë që të ofrojnë ndihmën e tyre, ndërsa theksoi se vetëm trupat e një koalicioni të superfuqive botërore kanë gjasa reale për eliminimin apo prangosjen e një prej njerëzve më të kërkuar në botë.
”Nisma e Bashkimit Afrikan për kapjen e Konyt vuan nga mungesa e theksuar e fondeve dhe kapaciteteve ushtarake. Pa burimet e nevojshme, BA do ta ketë të pamundur të përmbushë këtë detyrë thelbësore për sigurinë në Afrikë”, shkruhej në një pjesë të raportit të kreut të OKB-së.
Bashkimi Afrikan vendosi si një prej përparësive të tij kapjen e Konyt, duke krijuar një trupë prej 5 mijë ushtaresh për ta luftuar, pasi rikthimi i kryengritjes të tij në mars la dhjetëra të vdekur e mbi 450 mijë persona të zhvendosur nga Uganda, Sudani i Jugut, Republika Demokratike e Kongos dhe Republika Qendrore e Afrikës.
Kony është i kërkuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.