E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozy në gjyq?

Nicola Sarkozy pritet te thirret në gjyq lidhur me një sërë akuzash, pasi imuniteti i tij presidencial skadoi në fundjavë, pas humbjes ndaj Fransua Hollande muajin e kaluar.

Gjykatësi Jean-Michel Gentil beson se Lilianë Bettencourt, trashëgimtarja e gjigantit të kozmetikes L'Oreal dhe gruaja më e pasur e Francës ka kontribuar në mënyre ilegale me dy pagesa prej 400 mijë euro secila, në fushatën presidenciale të Sarkozysë në vitin 2007.

Shuma e parave u zbulua në dy llogari zvicerane dhe njëra është tërhequr personalisht nga Sarkozy në Paris. Dyshohet se Sarkozy i premtoi asaj ulje të tatimeve, sapo të vinte në pushtet.

Por jo vetëm kaq, Sarkozy dyshohet të jetë i përfshire në të ashtuquajturën çështja Karachi, lidhur me shitjen ilegale të armëve në Pakistan dhe vrasjen e 11 punëtoreve francezë.

Nga ana tjetër, ka pretendime se Sarkozy mund të ketë marrë miliona euro në fonde ilegale nga ish-lideri i Libisë, Muammar Gaddafi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›