E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk ka takim

Lindershipi i Luginës nuk do të takohen sot në Preshevë ashtu siç ishte paralajmëruar më herët, ka thënë kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa, raporton B92.

Tema e takimit është dashur të jetë përcaktimi i lokacionit të ri për lapidarin e UÇPMB-së, të cilin xhandarmeria serbe javën e kaluar e largoi nga qendra e Preshevës.

“Nuk do të ketë takimi, e as që është paralajmëruar që sot të takohen liderët e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Ky është spekulim”, ka thënë Mustafa.

Ai ka treguar se data e takimit do të përcaktohet pas bisedimeve me përfaqësuesit e OSBE-së.  /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›