“Një veprim antikushtetues, që kërcënon tërësinë territoriale”
02/12/2009 Sabri Godo i vlerëson të rrezikshme deklaratat e Vasil Bollanos
Thirrje shtetit shqiptar për të mos bërë më tolerime
Politikani Sali Godo shprehet tepër i indinjuar nga deklaratat e kryetarit të Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano, mbajtur gjatë një organizimi të lobit grek në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Godo vlerëson se platforma e Bollanos për Vorioepirin përbën një veprim tërësisht antikushtetues, që duhet dënuar. “Platforma e Bollanos është një veprim tërësisht antikushtetues, që vë në kërcënim tërësinë territoriale të shtetit tonë. Pavarësisht shakave të shpeshta të Bollanos, këtë herë me këto deklarata ai ka tejkaluar çdo limit të imagjinueshëm”, - ka deklaruar kreu i Asamblesë Kombëtare të Partisë Republikane. Godo i bën thirrje shtetit shqiptar që të marrë menjëherë masa dhe të dënojë këto qëndrime. “Shteti shqiptar nuk duhet ta tolerojë një veprimtari të tillë, sidomos kur kjo bëhet nga një nëpunës i shtetit, pasi ai është kryetar Bashkie. Bollano duhet të përjashtohet nga politika, nuk duhet lejuar të jetë më pjesë e saj. Nuk mbetet asnjë dyshim se Bollano i vockël ka ngritur një pluhur rreth vetes, por ai përdoret nga njerëz më të fuqishëm, që janë pasi tij. Shteti të vërë dorë e ta marrë seriozisht”, - ka deklaruar politikani Godo. Sipas tij, thirrjet për të përkrahur realizimin e Greqisë së madhe nuk duhet toleruar aspak. Ai kujton se mbi kryebashkiakun e Himarës rëndon një vendim i gjykatës së Vlorës dhe aktualisht është në pritje të vendimit të Gjykatës së Apelit.
Godo për varrezat
“Ne nuk mund ta mbulojmë vendin me varreza, se u dëgjuan zëra se edhe Serbia kërkon tani varrezat e atyre që ranë kur sulmuan Shqipërinë e Veriut gjatë Luftës së Parë Botërore. Nuk mund të merremi vetëm duke hapur varreza. Kur u dha leje dhe u arrit në një marrëveshje për dy varreza me Greqinë, tani më duket se kërkojnë tri, ndërkohë që fillimisht kërkonin katër. Si do të bëjmë? Nuk mund të zëmë tokën tonë me varreza të qena e të paqena, sikundër u provua para ca kohësh në fshatin e Përmetit.”