E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk ka vendim për mbylljen e fabrikave të Opelit

Berlin - Koncerni amerikan i automobilëve 'General Motors', që lufton për mbijetesë, sipas kryeministrit të landit gjerman Renania Veriore-Vestfali, Jürgen Rüttgers, nuk ka marrë vendim për mbylljen e fabrikave të filialit të tij në Gjermani 'Opel'. Nuk ka asnjë vendim, tha politikani i Unionit Kristian Demokrat pas një takimi me shefin e 'General Motors', Rick Ëagoner, në Detroit. Me rëndësi është tani që të zhvillohet një plan për të ardhmen e Opelit, tha Rüttgers.

Më parë ishte lajmëruar se Kompania amerikane e prodhimit të automobilave, "General Motors", GM, parashikonte shkurtimin e 47 000 vendeve të punës në botë gjatë këtij viti, më shumë se gjysma e të cilave jashtë Shteteve të Bashkuara, njoftoi ajo në vija të përgjithshme planin e saj të ristrukturimit të dërguar Thesarit.

Ndërkohë, e ardhmja e shoqërisë gjermane bijë Opel të koncernit amerikan të automjeteve General Motors, i cili është në gjendje të rëndë, mbetet e pasigurt. Gjatë paraqitjes së konceptit për rimëkëmbjen shefi i General Motors-it Rick Wagoner deklaroi në Uashington, se sipërmarrja e tij po bisedonte me palë të ndryshme, ndër to edhe me qeverinë gjermane. Në lidhje me spekulimet për ndarjen nga Opeli Ëagoner tha se deri tani askush nuk i ishte drejtuar General Motors-it për blerje. Opeli punëson në Gjermani më shumë se 25.000 vetë.

Koncernit i duhen 16,6 miliardë dollarë ndihma shtetërore shtesë për të shmangur falimentimin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›