Poloni, ministrat e NATO-s diskutojnë për Afganistanin
Krakov- Ministrat e mbrojtjes të NATO-s kanë diskutuar në një takim jo formal në Krakov të Polonisë për sfidat kryesore të misionit ISAF në Afganistan, në një kohë kur në gusht atje zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme. Ministrat kanë diskutuar edhe për një plan të SHBA-së për shtimin e trupave ushtare, plan i cili është përshëndetur, teksa ranë dakord se ka një nevojë gjithashtu për një rritje të barabartë civile. Ministrat theksuan mbështetjen për zhvillimin e Afganistanit si dhe mbështetjen për qeverinë vendase për ndërtimin e institucioneve.
Ministrat vunë në dukje edhe një herë vendosmërinë e forcave të ISAF-it për të parandaluar viktimat civile, duke shprehur nevojën për një qasje rajonale. Ata gjithashtu theksuan rëndësinë e reformës në qeverinë afgane dhe përpjekjet nga ISAF, në kuadrin e një roli të zgjeruar në mbështetjen në luftën kundër narkotikëve.