UBS i paguan 780 milionë dollarë taksa SHBA-së
Uashington - Banka zvicerane UBS i paguan 780 milionë dollarë SHBA-së për të shmangur padinë kundër saj për evazion fiskal. Drejtësia amerikane e kishte akuzuar bankën, se ka ndihmuar në mënyrë sistematike amerikanë të pasur, që të shmangnin pagimin e plotë të taksave. Banka tani ka pranuar këtë kompromis. Krahas pagimit të shumës banka është e gatshme për një hap të pashembullt për Zvicrën, t´u dorëzojë autoriteteteve amerikane të drejtësisë të dhënat e klientëve të saj amerikanë. Gjithsej qytetarët amerikanë duhet të kenë dërguar në Zvicer pa paguar tatime 20 miliardë dollarë. DW