Nuk kthehet në burg pas lejes, shpallet në kërkim
Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim shtetasin, Astrit Dervishi, i dënuar me 1.5 vite burg. Dervishi vuante prej më shumë se 1 viti dënimin në burgun 325 në kryeqytet.
Ai kishte marrë leje nga autoritete e burgut, leje e cila skadonte sot. Sipas policisë, Dervishi nuk është kthyer duke shkelur afatet, ndërsa i kanë mbetur edhe 4 muaj për të vuajtur dënimin.
Astrit Dervishi vuante dënimin për akuzën e vjedhjes.