E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skrapar, aksidentohet për vdekje një 41-vjeçar

Një 41- vjeçar humbi jetën pas një aksidenti me kamion. Ngjarja e rëndë u shënuar në vendin e quajtur Kthesa e Grabovës, në Skrapar.

Mësohet se viktima, Luan Shima ka qenë pasagjer në kamionin me targë SK 1191 A.

Drejtuesi i kamionit kishte zbritur nga makina pa e siguruar, në këtë moment makina ka ikur mbrapsht duke përfunduar në pyll dhe shkaktuar vdekjen e 41- vjeçarit.

Policia po heton për sqarimin plotësisht të rrethanave në të cilat ka ndodhur aksidenti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›