E Diel, 1 Nëntor 2026

“Nuk kursyen as besimtarët në xhami”, Berisha: Hiq dorë nga sulmi ndaj selisë së PD-së, jemi të gatshëm të përgjigjemi

Në fjalën e tij nga selia e Partisë Demokratike, lideri i Opozitës Sali Berisha u shpreh se, policia u soll me protestuesit si të ishin armiq!

“Mirënjohjen më të pakufishme ju, qytetarëve, burrave dhe grave, të rinjve e të rejave që sot me 20 shkurt, përsëritët në një formë apo në një tjetër, 20 shkurtin e vitit 1991. Natyrisht, nëse shtatorja e satanit në piedestalin e saj në sheshin Skënderbej, busti i pasardhësit të tij, nuk ndodhej as në Shqipëri.

Por kjo nuk ju pengoi për të dëshmuar vendosmërinë më të madhe. Nuk ju pengoi për t’u përballur dhëmbë për dhëmbë me falanga krimi që përdorët mjetet më të paligjshme kundër kryengritësve paqësorë”, tha ai.

Më tej, u ndal te incidenti lidhur me demokraten Senada Mehmeti apo sipas tij, “goditja pas koke, bombat shurdhuese ndaj mbështetësve të PD-së”.

LEXO EDHE: FOTO/ Plumb gome ballit kandidates për deputete të Shkodrës

E quajti të paprecedentë “përshkallëzimin e Edi Ramës ndaj protestuesve paqësorë”.

“Hodhën bombula gazi në territorin e Partisë Demokratike. Është sulmuar selia e PD-së, si hakmarrje. I jap fjalën e nderit se në rast se guxon të sulmojë këtë seli, i them Edi Ramës, është mundim i madh për ne të përmbajmë qytetarët dhe sulmet e tyre ndaj selive të krimit. Janë të gatshëm në çdo moment për t’i bërë të paqena. Prandaj urrejtjen atërore që ke ndaj pluralizmit, mos e shpreh duke gjuajtur bomba tymi dhe bombula gazi në seli! Ne nuk të tolerojmë!”, ishte apeli i tij për kreun e qeverisë.

Sot, besimtarët myslimanë, pas iftarit, Zoti ua pranoftë, janë kthyer në xhami për të falur namazin, për të vazhduar lutjet ndaj Allahut të Madh. Me qëllim që territori i xhamisë të mos përfshihej nga asnjë lloj përballje, forcat e kryengritësve devijuan në rrugën tjetër, në krah të kundërt. Por kjo nuk mjaftoi. I kemi filmuar!”, tha ndër të tjera Berisha.

LEXO EDHE: FOTO/ Gazi lotsjellës nuk kursen as xhaminë, besimtarët falen duke lotuar

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›